Për momentin është një supozim por me shumë mundësi, nga java e ardhshme mund të kthehet në një realitet. Deputeti I Parlamentit shqiptar, Tom Doshi mund të bëhet presidenti I ri I Federatës Shqiptare të Boksit. Propozimi I është bërë nga njerëz të këtij sporti dhe deputeti më I pasur I parlamentit shqiptar nuk ka qenë kundër kësaj ideje, madje e ka mirëpritur atë. Por ndërkohë para se të dialogohet me të për këtë çështje, sigurisht që duhet pritur se çfarë do bëjë presidenti actual Shpëtim Çilotaj. Ky I fundit merret vesh se ka plot 6 muaj që është larg këtij sporti. Mes shumë dilemash për ta dorëzuar këtë post apo për ta mbajtur, duket se tashmë gjërat nuk presin më. Në mbledhjen e së martës së ardhshme të kryesisë së Federatës, nëse Çilotaj nuk është present, do të diskutohet menjëherë për zëvendësimin e tij. Dhe deputeti Doshi është gati për ta zëvendësuar. Sporti I boksit është ndër më aktivët sa I takon aktiviteve që organizon. Të shumta janë aktivitetet ndërkombëtare, pjesmarrjet në kampionatet europiane dhe ato botërore por edhe në turnetë e shumta që zhvillohen sidomos në rajon. Duke qenë kështu, nevoja për një president është mëse e domosdoshme. Në fillimet e tij në këtë post, Çilotaj ka shpenzuar jo pak për rritjen e nivelit të boksit por me kalimin e kohës, dëshira e tij për ta bërë këtë gjë, ra plotësisht. Aq sa, prej 6 muajsh ai nuk duket më në Federatë, nuk ka bërë asnjë sponsorizim dhe përveç kësaj nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të kryesisë. Njerëzit e këtij sporti kanë patur disa kontakte me të dhe përgjigja e presidentit actual duket se ka qenë ajo e rikthimit sërish pranë këtij sporti me të njëjtën dëshirë. Prandaj dhe afati I fundit I pritjes për presidentin Çilotaj duket se është e marta e javës që vjen. Nëse ai nuk paraqitet në mbledhjen e rradhës të kryesisë së boksit, atëherë do t’I thuhet atij lamtumirë. Tom Doshi është gati për t’I zënë vendin.  Ai ka shprehur dëshirën e tij për ta ndihmuar këtë sport dhe me siguri që do ta bëjë. Propozimi atij I ka ardhur nga miq dhe dashamirës të sportit dhe fakti që deputeti actual I opozitës shqiptare nuk e ka refuzuar, përkundrazi e ka mirëpritur, të lë të kuptosh se me shumë mundësi do jetë ai president I kësaj Federate. Kohë më parë, një tjetër deputet I Qarkut të Shkodrës, pikërisht Paulin Sterkaj ka mbajtur këtë post ndërsa tani duket se do jetë rradha e Tom Doshit.