Jozef Sermi në Uells bashkë me Vrenozin për trajnim

0

Njëri nga trajnerët e Vllaznisë pikërisht Jozef Sermi, më 18 shkurt do të udhëtojë drejt Uellsit bashkë me boksierin fierak Xhulio Vrenozi që është pjesë e kombëtares shqiptare, për të zhvilluar një trajnim dyjavor. Ky trajnim organizohet nga AIBA- Federata Botërore e Boksit Amator dhe bëhet kryesisht për vendet e vogla që janë në zhvillim. Federata Shqiptare e Boksit ndërkohë, për pjesmarrjen në këtë trajnim ka zgjedhur një nga boksierët më të mirë të vendit- Vrenozin si dhe një nga trajnerët e rinj të perspektivës- Sermin. Të dy ata tashmë kanë futur dokumentat në Ambasadën Britanike në Tiranë dhe më 18 shkurt do nisen për në Uells, në qytetin e Kardifit ku do të zhvillohet edhe stërvitja dhe trajnimi dyjavor.

Zef Gjoni merr liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit

0

Trajneri i mirënjohur shkodran pak ditë më parë është paisur me liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA). Në këtë mënyrë, ai bëhet kësisoj i vetmi trajner shqiptar që gëzon një liçensë të tillë. Federata Botërore, ua jep këtë liçensë trajnerëve të ndryshëm të vendeve të ndryshme, në bazë të rezultateve të arritura në karrierën e tyre. Dhe kuptohet që CV-ja e Gjonit ka mbërritur në dorë të tyre teksa kanë parë 17 titujt kampion të Shqipërisë, Kupat e shumta të Republikës, medaljet e shumta në arenën ndërkombëtare, trajner i kombëtares prej vitesh, sigurisht që nuk mund t'i thonin "jo" dhënies së liçensës për të. Kuptohet që ky është një vlerësim i madh për këtë trajner që ka meritën e madhe për ecjen përpara të sportit të boksit në vendin tonë.

Hysa: Në Memorialin “Vllaznia 2012”, 20 shtete pjesmarrëse

0

Ky mbase mund të jetë lajmi më i mirë për sportin shkodran për vitin 2012. Në Memorialin ndërkombëtar të boksit "Vllaznia 2012" që do të zhvillohet në Shkodër nga datat 9-12 mars, pritet të marrin pjesë rreth 20 shtete nga e gjitha bota. Një pjesmarrje e tillë kaq e madhe sigurisht që është befasuese por kemi të bëjmë me një turne gjithnjë e në rritje nga pjesmarrja dhe rëndësia. Lajmin për pjesmarrjen kaq të madhe të sportistëve, e ka bërë të ditur për gazetën online shkodrasport.com, kapiteni i ekipit të boksit të Vllaznisë Nelson Hysa.

Jetmir Kuçi humbet në ringun profesionist ndaj hungarezit Szili

0

Boksieri i njohur shkodran Jetmi Kuçi është mundur mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Sllovaki ndaj hungarezit Istvan Szili. Kjo ka qenë e para humbje për Kuçin në karrierën e tij si profesionist pasi në gjashtë ndeshjet e para kishte dalë fitues. Nga informacionet që vijnë nga qyteti i Trnavës ku është zhvilluar ndeshja, bëhet e ditur se boksieri shkodran është tërhequr në raundin e tretë të kësaj ndeshje me tetë raunde. Në këtë tërheqje të tij ka ndikuar edhe gjykimi jo i rregullt i arbitrit të ringut që ka lejuar grushtimin e rëndë të boksierit hungarez dhe njëkohësisht jashtë rregullave.

Boksierët shkodranë përgatitje për Memorialin “Shkodra 2012”

0

Boksierët e ekipit të Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për një aktivitet shumë të rëndësishëm që do zhvillohet në fillim të muajit maj në Shkodër. Bëhet fjalë për turneun ndërkombëtar të përvitshëm që zhvillohet në nderim të disa prej figurave të shquara të boksit shkodran ndër vite që nuk jetojnë më. "Memoriali Shkodra 2012" është një veprimtari që është e futur në kalendarin vjetor të Federatës Europiane të boksit amator dhe si e tillë, sigurisht që ngjall kureshtjen e madhe të ekipeve të ndryshme të botës për të marrë pjesë. Për edicionin e sivjetëm janë caktuar edhe datat e zhvillimit të tij teksa boksierët pjesmarrës do mbërrijnë në Shkodër më datë 8 mars ndërsa aktiviteti zhvillohet për tre ditë me rradhë, në datat 9-11 mars.

Jetmir Kuçi më 27 janar përballje me hungarezin Istvan Szili

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të ndeshet me boksierin hungarez Istvan Szili më 27 Janar në qytetin Trnava në Sllovaki, në një ndeshje profesioniste. Kjo do të jetë ndeshja e parë e boksierit tonë për këtë vit. Kuçi deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, me bilanc prej 6-0 (4 KO). Ndërsa hungarezi Istvan Szili ka 13 ndeshje ku ka shënuar të gjitha fitore me bilanc 13-0 (5 KO). Pra do të jetë një duel mes dy boksierëve të pamposhtur deri tani. Kjo ndeshje do të zhvillohet në 8 raunde, ndërsa epërsia e Szili do të jetë ringu vendas, mirëpo Kuçi në Sllovaki udhëton për fitore.

Zef Gjoni: Pretendojmë një boksier në “Londra 2012”

0

 

Trajneri i Vllaznisë por njëkohësisht edhe i ekipit kombëtar të boksit- Zef Gjoni ka nisur punën me sportistët e tij në vitin 2012. Një punë që ka nisur shumë e ngjeshur me nga dy seanca stërvitore në ditë. Boksierët i janë përkushtuar maksimalisht nisjes së mirë të këtij viti ngaqë pretendimet janë të mëdha. Ky është viti i Olimpiadës dhe dëshira e madhe e të gjithëve është kualifikimi i një boksieri në Olimpiadën e Londrës. Sigurisht që kjo do jetë shumë e vështirë sepse ndryshe nga shumë sporte të tjera, kualifikimi këtu nuk është me ftesë por duhet merituar në garat e rëndësishme europiane.

Boksierët e Vllaznisë “shijojnë” festat e fundvitit

0

Pas një viti të gjatë e të lodhshëm, njëkohësisht edhe shumë të suksesshëm, boksierët e Vllaznisë po bëhen gati tashmë të festojnë festat e fundvitit. Çka do të thotë se edhe seancat stërvitore janë reduktuar disi në ditët e fundit dhe do ndodhë kështu deri pas Vitit të Ri. Atëherë kur do nisin sërish stërvitjet intensive për garat eliminatore të Olimpiadës së LOndrës dhe ku trajneri Zef Gjoni pretendon kapjen e një vendi nga boksierët tanë, çka do ishte edhe suksesi më i madh i këtij sporti në gjithë historinë e tij në Shqipëri.

Tirana fiton kupën në boks, Vllaznia e treta

0

Ekipi i Tiranës në boks ka marrë revanshin në Kupën e Shqipërisë duke i marrë Vllaznisë vendin e parë në këtë aktivitet. Në finalet e ditës së sotme, skuadra kryeqytetase ka arritur të grumbullojë 17 pikë duke zënë vendin e parë, në të dytin është renditur ekipi privat Enea me 16 dhe ne vendin e tretë Vllaznia me 15 pikë. Ndoshta nuk ishim mësuar ta shihnim Vllazninë në këto pozita megjithatë kjo është renditja përfundimtare e kupës së sivjetme. Në finalet e ditës së sotme Ronildo Pirani në peshën 60 kg, është mundur nga kosovari Liridon Zeqiri.

Vllaznia me tre boksierë në finalet e Kupës

0

Ekipi i Vllaznisë ka arritur të nxjerrë tre boksierë në finalet e Kupës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për boksierin Ronildo Pirani që ka konkurruar në peshën 60 kg, Asmer Bilali në peshën 75 kg dhe Kristian Demaj në peshën 91 kg. Tre boksierët e tjerë pjesmarrës në këtë aktivitet, i kanë humbur ndeshjet e tyre dhe pikërisht bëhet fjalë për sportistët Gëzim Jaku në peshën 56 kg, Kristian Shytanin në peshën 64 kg dhe Bekim Vjerdhën në peshën 81 kg.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI