Ada, premioja 3 milionëshe që nuk u mor në Kavajë

Për fitoren ndaj Besës në Kavajë të shtunën që kaloi, ekipi i Adës ka patur një premio prej 3 milionë lekësh të vjetra akorduar nga drejtuesit e klubit. Premio madje ka patur edhe për barazim, teksa në rast të marrjes së tij, do akordohej gjysma e asaj të fitore, pra 1 milionë e gjysëm. Por për fat të keq, velipojakët nuk morën as njërën dhe as tjetrën premio teksa kanë qenë shumë pranë kësaj të dytës dhe vetëm 2 minuta para fundit, gjërat u prishën pas golit të shënuar nga kavajasit. Në bisedë me futbollistë dhe drejtues të Adës, marrim vesh se ata kanë patur mundësi edhe ta fitojnë ndeshjen pas barazimit 1-1 teksa janë humbur 2-3 raste të pastra.

Ada me sytë nga Veleçiku për të marrë lojtarë

Fundi i gjysmës së parë të kampionatit nuk ka qenë aspak i mirë për ekipin e Adës. Rezultatet e arritura prej tij kanë qenë zhgënjyese nisur nga pritshmëria që ishte. Kjo gjë u shtua edhe më shumë me atë që ndodhi në ndeshjen e fundit, atë me Burrelin kur rezultati nga 3-0 për velipojakët shkoi në 3-3 vetëm në 25 minutat e fundit të lojës.

Risia në “Loro Boriçi”. Drejton një femër në Vllaznia- Korabi, Emanuela Rrusta

Risia e ndeshjes se sotme Vllaznia- Korabi padyshim qe eshte drejtimi i saj nga nje arbitre femer. Behet fjale per Emanuela Rrusta, arbitren e...

Sokol Meta, trajneri i ri i skuadrës së Besëlidhjes

Pas më shumë se një muaj pritjeje, edhe Besëlidhja, më në fund, e ka trajnerin e saj të ri për sezonin e ardhshëm. Mund të konsiderohet në një farë mënyre surprizë, por ai shtë Sokol Meta. Kur të gjithë prisnin të shihnin në pankinën e lezhjanëve ndonjë emër tjetër, mbrëmë është mësuar dhe në mënyre zyrtare emri i teknikut të ri të Besëlidhjes. Duket se presidenti Gjokë Noka ka preferuar që të zgjedhë në krye të pankinës një trajner, edhe pse jo shumë me emër, por që është punëtor, me energji të reja, kurajoz dhe me ego e ambicje për të shkuar sa më lart, qoftë me ekipin, që ai drejton, por edhe profesionalisht. Gjatë kësaj periudhe, Meta nuk ka qenë emri i vetëm që është lakuar për pankinën e lezhjanëve. Madje mund të themi se emri i tij nuk është përmendur fare, kur kemi parasysh se janë lakuar emra nga Shkodra, Lezha dhe Tirana, por jo i Sokol Metës.

Veleçiku- Vllaznia të shtunën në “Reshit Rusi”. Të dy skuadrat duan vetëm fitoren

Nga dita e djeshme ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Veleçikun. Kjo e fundit do të luhet ditën e...

Klubi i futbollit ‘Veleçiku’ nderon ish-sekretarin e tij Dalip Rrustemaj

Bashkia Malesi e Madhe dhe klubi i futbollit Veleçiku, ne kujtim te Dalip Rustemajt, njeriut qe e ka drejtuar për disa vite kete klub,...

Dy shkodranë i japin fitoren dhe kreun e renditjes Burrelit

Dy futbolliste shkodrane i kane dhene nje tjeter fitore Burrelit te drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj dhe bashke me kete fitore, i kane...

Thellohet kriza e Tërbunit, mundet edhe nga Besa brenda në Pukë

Momente jo te mira per Terbunin e Pukes. Pas humbjes 0-3 ne transferte ndaj Turbines javen e kaluar, sot eshte mundur edhe ne shtepi...

Lajmi i fundit- Kreshnik Krepi, trajneri i ri i Adës

Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Kreshnik Krepi nga mbrëmja e sotme do të jetë trajneri i ri i Adës së Velipojës. Kjo konfirmohet si nga ai ashtu edhe nga presidenti i këtij klubi Alfred Pjetri. Të dy ata kanë patur një takim paraditen e sotme por pa arritur të mbyllin marrëveshjen. Për këtë arsye, janë takuar sërish në orët e mbrëmjes së sotme dhe në fund është arritur akordi. Që do të thotë se Krepi do të drejtojë ekipin velipojak duke nisur nga dita e nesërme kur do jetë i pranishëm në seancën stërvitore.

Vjerdha: Tifozët koplikas të rrallë, Veleçiku po ia del vetëm falë tyre

Nëse ka lojtar që e ka justifikuar plotësisht veshjen e fanellës bardhekuqe të Veleçikut këtë sezon, ai padyshim që është portieri Zamir Vjerdha. I...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI