Kreshnik Krepi pranë një kontrate si trajner në Australi

Ish-trajneri I Adës në futbollin e meshkujve dhe tashmë trajner I ekipit të femrave Juban Danja, pikërisht Kreshnik Krepi është fare pranë nënshkrimit të një kontrate me një klub në Australi. Bëhet fjalë për Heidelberg Eagles, që merr pjesë në kategoritë e ulëta të futbollit të këtij vendi. Krepi prej 3 javësh, menjëherë pasi fitoi Kupën e Shqipërisë në futboll për femra me Juban Danjën, ka udhëtuar drejt Australisë, me ftesë të këtij klubi për të negociuar rreth mundësisë së bashkëpunimit me të. 30 vjeçari shkodran që I ka hyrë shumë herë fushës së trajnimit, ka një emër të mirë tashmë falë punës që ka bërë me ekipet ku ka punuar. Kontaktet me klubin Australian I janë ndërmjetësuar nga një I afërm I tij dhe palët kanë rënë dakord mesa merret vesh për firmosjen e një kontrate për sezonin e ardhshëm.

Ada vetëm barazim në Velipojë ndaj Ilirisë

Të gjithë prisnin fitoren e skuadrës së Adës në ndeshjen e sotme ndaj Ilirisë së Fushë- Krujës por nuk ka ndodhur kështu. Ndonëse ndeshja është luajtur në Velipojë, vendasit nuk kanë shkuar më tepër se barazimi 1-1. Madje të parët kanë kaluar në avantazh miqtë ndërsa ka barazuar me anë të Pukës po në pjesën e parë të ndeshjes. Përpjekjet e Adës për të shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores kanë qenë të shumta por futbollistët e saj nuk kanë arritur dot tek goli.

Nikaj: Ada vetëm një objektiv me Ilirinë- fitore

Ndeshja e humbur në mënyrë  të padrejtë ndoshta javën e kaluar në Kavajë ndaj Besës tashmë është lënë njëherë e mirë prapa dhe drejtuesit e futbollistët e Adës së Velipojës, kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e rradhës, atë që do luhet këtë të shtunë në fushën sportive “Adriatik”  të Velipojës. Për trajnerin e kësaj skuadre Samuel Nikaj, ky takim konsiderohet më i vështirë se ai shumë të tjerë që janë luajtur ndaj skuadrave pretendente ngaqë futbollistët e mendojnë punë të kryer fitoren. Prandaj në prononcimin e tij për gazetën online www.shkodrasport.com, trajneri i Adës ka bërë thirrje për kujdes dhe përkushtim maksimal të futbollistëve të tij.

Besëlidhja ndërton formacion sulmues ndaj Elbasanit

Duket se Besëlidhja e ka të qartë se nëse nuk fiton këtë fundjavë ndaj Elbasanit, pozitat e saj për objektivat që ka për t’u ngjitur në Superligë, ndërlikohen mjaft. Prandaj stafi teknik i lezhjanëve me në krye Ridvan Kullin ka menduar se “arma” më e mirë për të arritur këtë, në transfertë, ndaj një skuadre me traditë siç është Elbasani, mbetet sulmi. Në ndeshjen e kontrollit, që Besëlidhja ka zhvilluar dje, si parapërgatitje për takimin me verdhëblutë elbasanas, ku edhe ka përcaktuar thuajse përfundimisht dhe formacionin anti-Elbasan, është vënë re se 11-shi bazë është i tëri me theks sulmues.

Festë në Velipojë. Edmond Doçi ka ditëlindjen

Klubi i Adës së Velipojës sot ka festë. Një nga futbollistët e saj më të rëndësishëm mbush 31 vjeç. Fjala është për shkodranin Edmond Doçi. Mesfushori i fuqishëm e plot energji kulmin e karrierës së tij e ka në vitet kur ishte pjesë e Vllaznisë. Shkodrani ka kontribuar në mesin e fushës duke qenë gjithnjë pjesë e formacionit të parë për sa kohë ka luajtur për kuqeblutë. Doçi është një futbollist i palodhur i cili gjithnjë është munduar për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Për Vllazninë ka qenë një nga futbollist kyç në ekip. Gjatë karrierës së tij ka qenë shpesh herë i pafat sepse ka provuar të dëmtohet rëndë në periudhat më të mira të tij si futbollist, gjë e cila gjithnjë e ka privuar duke ndalur disi hovin e tij në futbollin e luajtur.

Safet Osja, drejtor teknik i Adës së Velipojës

Ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e tij nga fusha e blertë, ku luan prej më shumë se 15 sezonesh me radhë, duket se Safet Osja, një ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin shqiptar në 15 vitet e fundit, këtë fazë të dytë të kampionatit do të ketë një detyrë dyfishe tek ada e Velipojës, pjesë e së cilës është prej dy sezonesh. Mësohet se presidenca e kësaj skuadre i kanë afruar atij postin e drejtorit teknik, jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por edhe për në vazhdimësi. Kështu duket se tani, Osja, i “përforcon” akoma më shumë pozitat e tij tek skuadra velipojake, duke hedhur themelet si drejtues i ardhshëm për të qenë i suksesshëm ashtu si lojtarë dikur.

Albert Kaçi: Elbasani, ekip zemre, por më duhet ta mposht

Javën që u mbyll ishte, jo vetëm njeriu i skuadrës lezhjane, por mund të konsiderohet me të drejtë dhe futbollisti i javës për Kategorinë e Parë. Shkodrani Albert Kaçi, një lojtarë mjaft i njohur në superligën shqiptare në 10 vitet e fundit, ku ka fituar kupa dhe kampionate me Vllazninë dhe Elbasanin, që prej dy muajsh është bërë pjesë e Besëlidhjes, duke dashur ta vërë gjithë potencialin dhe eksperiencën e tij në shërbim të këtij ekipi për të arritur objektivat e këtij sezoni, që është ngjitja në Superligë. Në javën që lamë e pas në përballjen me Skraparin në Lezhë, Kaçi e nisi ndeshjen nga stoli i rezervave, por zbriti në tapetin e gjelbërt vetëm pas 23 minutash, duke qenë deçiziv për ekipin e tij. dy golat e vetëm të kësaj ndeshjeje mbajnë “firmën” e tij, duke e ngjitur përsëri Besëlidhjen mes pretendentëve kryesorë.

Safet Gjici: Kukësi nuk dorëzohet, Superliga fare pranë

Vetëm pak vite më parë, për çdo kukësian, apo për çdo sportëdashës anë e mbanë Shqipërisë, ekzistonte thjesht një ëndërr, që Kukësi mund të prentendonte ndonjëherë apo të ishte kaq pranë ngjitjen në Superligën Shqiptare, pra pjesë e rëndësishme e futbollit shqiptar. Por tashmë, një gjë e tillë duket se jo vetëm nuk mund të quhet më një ëndërr, por duket se do të jetë një realitet i bukur, aq më tepër në Superligë sezonin e ardhshëm. Kjo falë mbështetjes së fuqishme dhe pa rezerva të binezmenëve të qytetit veri-lindor, e kryesisht të treshes Ramë Gecit, Safet Gjicit dhe Flamur Hoxhës, pa lënë mënjanë, kurrsesi, edhe mbështetjen e pakursyer të Bashkisë së Kukësit me kryesor Hasan Halilajn.

Presidenti Pjetri: E habitshme. Në Kavajë, na bënë presion

Mes dy skuadrave duket se nuk ka ndonjë “dashuri” të madhe. Pas ndeshjes së fazës të parë të luajtur në Velipojë, pati jo pak akuza nga drejtuesit e Besës për miëkpritjen apo dhe kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja. U duk se debati do mbyllej këtu por nuk ka ndodhur kështu. Të shtunën është zhvilluar ndeshja e kthimit në Kavajë dhe ka qenë Besa ajo që ka fituar ndonëse ka qenë një fitore me shumë mund ngaqë është golin e fitores e ka shënuar vetëm dy minuta përpara mbarimit të ndeshjes. Velipojakët nuk kanë patur vërejtje për këtë gol të shënuar por për mënyrën si ishte përgatitur ndeshja nga vendasit. Presidenti I tyre Alfred Pjetri për rredhojë ka mbetur shumë I zhgënjyer nga pritja e bërë.

Ada, premioja 3 milionëshe që nuk u mor në Kavajë

Për fitoren ndaj Besës në Kavajë të shtunën që kaloi, ekipi i Adës ka patur një premio prej 3 milionë lekësh të vjetra akorduar nga drejtuesit e klubit. Premio madje ka patur edhe për barazim, teksa në rast të marrjes së tij, do akordohej gjysma e asaj të fitore, pra 1 milionë e gjysëm. Por për fat të keq, velipojakët nuk morën as njërën dhe as tjetrën premio teksa kanë qenë shumë pranë kësaj të dytës dhe vetëm 2 minuta para fundit, gjërat u prishën pas golit të shënuar nga kavajasit. Në bisedë me futbollistë dhe drejtues të Adës, marrim vesh se ata kanë patur mundësi edhe ta fitojnë ndeshjen pas barazimit 1-1 teksa janë humbur 2-3 raste të pastra.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI