Ish-trajneri I Adës në futbollin e meshkujve dhe tashmë trajner I ekipit të femrave Juban Danja, pikërisht Kreshnik Krepi është fare pranë nënshkrimit të një kontrate me një klub në Australi. Bëhet fjalë për Heidelberg Eagles, që merr pjesë në kategoritë e ulëta të futbollit të këtij vendi. Krepi prej 3 javësh, menjëherë pasi fitoi Kupën e Shqipërisë në futboll për femra me Juban Danjën, ka udhëtuar drejt Australisë, me ftesë të këtij klubi për të negociuar rreth mundësisë së bashkëpunimit me të. 30 vjeçari shkodran që I ka hyrë shumë herë fushës së trajnimit, ka një emër të mirë tashmë falë punës që ka bërë me ekipet ku ka punuar. Kontaktet me klubin Australian I janë ndërmjetësuar nga një I afërm I tij dhe palët kanë rënë dakord mesa merret vesh për firmosjen e një kontrate për sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet I ditur nga vetë trajneri I cili është kthyer para dy ditësh nga Australia teksa për “shkodrasport.com” ka thënë: “Mendoj se jam në rrugën e duhur për të nënshkruar me skuadrën Heidelberg Eagles, marëveshja thuajse është mbyllur dhe në verë me shumë mundësi do jem në Australi sërish, por këtë herë për të nisur punën me këtë ekip”.

www.shkodrasport.com