Hapet edhe tribuna qendrore. I gjithë “Loro Boriçi” falas për tifozët

0

Deri më dje jo të gjithë tribunat e stadiumit "Loro Boriçi" ishin hapur për tifozët pasi tribuna qendrore ishte planifikuar të bëhej me bileta por sot gjërat kanë ndryshuar. Klubi Vllaznia ka bërë të ditur se me mirëkuptimin edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, është rënë dakord që të hapet edhe tribuna qendrore. Kjo do të thotë se i gjithë kapaciteti i stadiumit "Loro Boriçi" tashmë është në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë por edhe atyre të Tiranës apo dhe të tjerëve që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje shumë interesante por edhe të rëndësishme. Vendimin për hapjen edhe të tribunës qendrore të stadiumit, e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes një njoftimi pasditen e sotme ku ndër të tjera, u bën thirrje edhe tifozëve të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën e tyre.

Martini: Bakaj? A mund ta bënte këtë me Myftarin apo Valterin?

0

Veprimi i Elis Bakajt që braktisi Vllaznisë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit vetëm e vetëm ngaqë "nuk i bënin këmbët të luante ndaj Tiranës", ka krijuar shumë pakënaqësi në Shkodër. Ka shumë njerëz që e kanë kritikuar për këtë sjellje aspak profesioniste. Por, njeriu që e ka kritikuar prej kohësh, madje që në momentin e ardhjes së tij në Shkodër, ish- futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Edi Martini, ka folur sërish. Me tone të rënda madje. Në një postim të fundit në rrjetin social facebook, ai do shkruante:

Zyrtare: Vllaznia nuk kërkon arbitra të huaj. Beson tek shqiptarët

0

Vllaznia nuk ka ndër mend të kërkojë arbitra të huaj për sfidën e së shtunës ndaj Tiranës. Pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit, klubi shkodran mbrëmjen e sotme ka konfirmuar zyrtarisht faktin se nuk ka ndër mend të bëjë një kërkesë të tillë dhe ka shprehur bindjen e plotë se FSHF dhe njerëzit e saj që merren me përzgjedhjen e arbitrave do të zgjedhin njerëzit e duhur për të vendosur drejtësi në këtë takim shumë të rëndësishëm. Ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit kuqeblu:

Në Shkodër e bëjnë të kryer. As Gilman Lika s’luan ndaj Vllaznisë

0

Zhurma e bërë rreth futbollistit të Vllaznisë Elis Bakaj që nuk pranoi të luante këtë javë ndaj ish- skuadrës së tij, Tiranës, duket se ka detyruar një tjetër futbollist të ndërmarrë të njëjtin veprim. Këtë herë bëhet fjalë për futbollistin aktual të bardhebluve, shkodranin Gilman Lika. Burime pranë familjarëve të tij por edhe shokë e miq të ndryshëm që ka në këtë qytet, bëjnë të ditur se mesfushori i ka kërkuar të njëjtën gjë trajnerit Mirel Josa: të mos jetë në fushë ditën e shtunë ndaj skuadrës së qytetit të tij.

Zyrtare: 13 mijë vende falas për tifozët në ndeshjen Vllaznia- Tirana

0

Klubi Vllaznia dhe tifozët e kësaj skuadre kanë kërkuar që hyrja e tyre të jetë falas për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë që do të zhvillojnë ditën e shtunë ndaj Tiranës dhe ajo është miratuar thuajse krejtësisht. Themi kështu sepse FSHF ka vendosur të hapë dyert e "Loro Boriçit" por jo për të gjitha tribunat. 13 mijë vende që i takojnë tribunave C, D dhe E, do jenë falas ndërkohë që vetëm tribuna qendrore do jetë me pagesë. Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran në faqen e tij zyrtare.

Vllaznia – Tirana, ndeshja e mbijeteses?

0

Opinion nga Sefer KIKIJA

Dy skuadra te medha te futbollit shqiptar, Vllaznia e Shkoder loces djep i futbollit. Ketu lindi futbolli. Topi i pare erdhi pikerisht ne Shkoder. Çdo gje e pare ne Shqiperi, fillon nga Shkodra. Topi i pare, ndeshja e pare, foto e pare, filmi i pare, libri i pare, etj. Por dhe Tirana, kryeqyteti yne qe nga 1920 nuk ngelet pas. Nje metropol europian.Nje ekip me zemer, me grinte.

Gjyrezi: Bakaj gaboi. Shumë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë

0

Mospranimi i Elis Bakajt për të luajtur ndaj Tiranës, është padyshim një rast i pa precedent ky i sulmuesit që refuzon të luajë ndaj ish – ekipit të tij që rrezikon rënien nga Superiorja, duke hedhur poshtë dhe duke shkelur me këmbë Vllazninë që i hapi dyert kur ishte pa ekip.Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe administratori i klubit shkodran, Astrit Gjyrezi, që e ka cilësuar gjestin e Bakajt si joprofesionist. Në një prononcim për "Sport Ekspres", administratori i Vllaznisë është shprehur se sulmuesi gaboi në këtë vendim, duke i kujtuar se në të kaluarë edhe lojtarë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë.

Hysen Zmijani: Vllaznia u tregua amatore, por bie Tirana

0

Një nga figurat e shquara të futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Hysen Zmijani, ka fajësuar klubin shkodran për situatën në të cilën gjendet 90 minuta para fundit. Sipas “Mjeshtrit të Merituar të Sportit”, Vllaznia është treguar amatore, duket e degraduar deri në këtë pikë. Edhe pse me keqardhje, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë që do të jetë Tirana ajo që do të bjerë nga kategoria. Vllaznia rrezikon dhe ju e kishit parashikuar këtë që pas ndeshjes me Korabin.

Vllaznia niset drejt Ulqinit me 16 lojtarë. Bakaj mungon

0

Vllaznia ka lënë Shkodrën paraditen e sotme dhe ka marrë rrugën drejt Ulqinit, ku do të qëndrojë deri të premten, për t’u përgatitur për ndeshjen e sezonit, atë me Tiranën. Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit, për t’i larguar sportistët dhe stafin teknik nga ambienti sportiv shkodran dhe diskutimet e shumta në lidhje me këtë takim. Ajo që ka rënë në sy në këtë udhëtim drejt tokës malazeze ka qenë mungesa e disa prej titullarëve. Pezullimet me kartona dhe dëmtimet e shumta të lojtarëve kanë bërë që trajneri Cungu të ketë të gatshëm vetëm 16 futbollistë të ekipit të parë.

Bakaj: E kam mbyllur me Vllazninë. Ndaj Tiranës s’mund të luaja

0

Sulmuesi kryeqytetas e ka pranuar edhe vetë se i ka dhënë tashmë lamtumirën Vllaznisë dhe njëkohësisht ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi të mos luante ndaj Tiranës ditën e shtunë. Ne nje interviste per Top Channel sqaron vendimin e tij: Kam vendosur te mos luaj ne kete ndeshje kunder Tiranes. Bardheblute jane skuadra qe une dua nderkohe qe edhe Vllaznia me ka respektuar shume dhe une e respektoj shume.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI