Sulmuesi kryeqytetas e ka pranuar edhe vetë se i ka dhënë tashmë lamtumirën Vllaznisë dhe njëkohësisht ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi të mos luante ndaj Tiranës ditën e shtunë. Ne nje interviste per Top Channel sqaron vendimin e tij: Kam vendosur te mos luaj ne kete ndeshje kunder Tiranes. Bardheblute jane skuadra qe une dua nderkohe qe edhe Vllaznia me ka respektuar shume dhe une e respektoj shume.

Per te mos u paragjykuar dhe me qe nuk ndihem ne 100% ne kete ndeshje, vendosa te jem me i ndershem edhe te heq dore. Kontrata ime ka perfunduar me Vllaznine e falenderoj per ndihmen qe me ka dhene kete periudhe e gjithmone, por tani me duhet te iki. Sido te luaja ne kete ndeshje do te paragjykohesha nga njera pale apo nga tjetra. E di qe jam profesionist dhe nese kjo ndeshje do te ishte finale kupe apo kampionati do jepja maksimumin per Vllaznine, por me qe eshte per te rene nga kategoria dhe une i dua shume te dyja skuadrat nuk ma ben zemra ne luaj. Madje kete ndeshje as do ta shoh fare as ne tv. Kete gje ja kam shpjeguar stafit te Vllaznise dhe te gjithe shokeve te skuadres, pasi i detyrohem,” – thote Bakaj ne prenoncimin e tij nderkohe qe shume shpejt do te largohet nga Shqiperia per te vazhduar karrieren e tij jashte Shqiperise.

© shkodrasport.com