Opinion nga Taulant Kopliku

 

 

Nder fjalet e para qe mesova ne jete eshte Vllaznia sepse baba cdo fundjave shkonte ne stadium te shihte ate, Vllaznine, zemren e Shkodres.

I vogel ne preher te babes ne te vjetrin Vojo Kushi, ende pa kuptuar se cfare rendesie ka nje gol i pesuar apo nje gol i shenuar, ktheja koken mbrapa e anash kur me mijera zera njeheresh nisnin thirrjet qe degjoheshin deri ne skutat me te largeta te qytetit. Shihja i habitur sesi keta njerez therrisnin me sa ze kishin e nuk ndalonin per asnje moment.
Kujtoj sesi im ate erdhi pa ze ne shtepi pas atij 5 me 1 ndaj Beses se Kavajes ne finalen e kupes. Nuk me mori ate dite ne nje stadium shperthyes qe asistoi edhe ne nje gol historik, magjik per nga menyra, firmosur nga Astrit Hafizi.
Me pas me kalimin e viteve nisa dhe vete, ne fillim disi me ndroje te ngreja zerin per Vllaznine tone.
Jam ai djali i vogel i asaj kohe qe pata fat te shoh ne fushe Sabah Bizin, Astrit Hafizin, Suad Durajn e ndjere, Sait Cangen, Hys Zmijanin, Ferid Rragamin, Luan Vukatanen, Fasli Fakjen, Roland Lucin, Ser Dedjen, Isak Pashajn, Kujtim Shaben, Gjergji Kushen e Sul Maliqatin korcarin e durrsakun e portes shkodrane. Femijeria ime kaloi duke adhuruar keta emra, por me qindra te tjere, perpara e mbas tyre, e ngriten Vllaznine ne piedestalin e futbollit shqiptar.
Jam nje nga qindra vogelushet shkodrane te asaj kohe qe degjonin te flitej per fitoren e madhe ndaj Austrias dhe imitonim me ato portat me gure, Din Zhegen e madh.
Jam nje nga ata qindra shkodrane qe edhe pse se jetuam, e kemi te pikturuar ne imagjinaten tone, nga rrefimet e prinderve, vitin e madh te Vllaznise, 1972, kur virtuozet e topit Zhega, Bizi dhe Zan Rragami, por edhe mitiku Paulin Ndoja, i dhuruan Shkodres, kupen e kampionatin kombetar.
Jam nga ata shkodrane qe i gezoheshin si femijet cdo goli te Ed Martinit, Brikeno Bizit apo Viori Sinanit.
Eshte nje jete prej me shume se 4 dekadash qe e kam te lidhur perjetesisht me emrin e nje Vllaznie, asaj qe vllaznon gjithe Shkodren. Asaj qe eshte flamuri jone, eshte feja, eshte fryma, eshte dashnija e pare dhe e fundit.
Asaj Vllaznie qe mbushte ditet e shkodraneve ne vitet me te erreta te nje regjimi qe e luftonte kete qytet e bashke me qytetin edhe vete ate.
Po, nuk e mohoj. Sot kam frike. Kam frike se Vllaznia jone mund edhe te mos ia dale. Por me shume kam shprese. Sepse jemi Vllaznia mor ia qr, e na trembet e gjithe Shqiperia.
A nuk kendonim keshtu ne stadium dikur.
Prandaj, keto dite le te mos merremi aspak me polemika. Nuk na intereson as bashkia, as Bakaj, as Federata. Na intereson qe keta djem te mbeshteten, dhe ndoshta per here te pare ne karrieren e tyre, te tregojne se kane dicka mes kembeve dhe t‘ia tregojne te gjitheve.
Keta djem e kane shansin te mbesin ne histori jo vetem duke shpetuar nderin e nje qyteti por edhe pse me nje finale mbijetese, mund te rrezojne ne humneren e kategorise se pare Tironen e Modhe qe ironikisht quhet zonja e vjeter.
Prandaj sot, si asnjehere me pare, ne kemi nevoje per keta djem por edhe keta djem kane nevoje per Shkodren. Kane nevoje per tu qendruar prane qe, me pas te dijne te na rikthejne qetesine e humbur keto dite. Ne fund ne do ti detyrohemi shume atyre.
Dhe ne fund dicka per ju djem qe do zbrisni ne ate fushe. Luani per hir te Zotit, luani. Sepse jo eshte nje finale qe vlen nje histori. Luani per Paloke Niken, themeluesin e Vllaznise. Luani per Loron e madh, luani per Ernest Halepjanin, luani per Xhod Shaqirin, per Muhamet Dibren e per Muc Koxhjen.
Dhe ne fund fitoni, sepse Vllaznia eshte historia, eshte flamuri, eshte feja, eshte fryma qe merr cdo dite ky qytet.