Shkodra 2006, e para mes 25 shteteve në turneun e Italisë

0

Kanë dalë triumfues djemtë e Elis Legatës dhe Ervin Dhambit në mes ekipeve nga 25 shtete të botës. 17 vjeçarët e ekipit Shkodra 2006 kanë zënë vendin e parë në turneun "Citta della pace" të zhvilluar fundjavën e shkuar në Verona të Italisë. Ata kanë zhvilluar 5 ndeshje në këtë turne duke i fituar të gjitha ndeshjet. Katër prej tyre, ky ekip i ka zhvilluar në grup duke i mundur kundërshtarët gjermanë dhe italianë me të cilët është ndeshur. Me pikë të plota dhe në vend të parë, Shkodra 2006 ka fituar të drejtën të diskutojë finalen e këtij turneu për grupmoshën U-17. Në finale ajo është ndeshur me një ekip rumun dhe sërish ka dalë fitimtare, kësaj here me rezultatin 2-0 duke u shpallur në këtë mënyrë fituese e këtij turneu.

Shkodra 2006, dy fitore në ditën e parë në turneun e Italisë

0

Ka startuar me dy fitore dita e parë e turneut "Citta della pace" që po zhvillohet në Verona të Italisë ku merr pjesë edhe ekipi i 17 vjeçarëve Shkodra 2006 me trajner Ervin Dhambin dhe drejtues Elis Legatën. Ky ekip ka zhvilluar dy takime në këtë ditë të parë, duke dalë triumfues në të dy ato. Në të parin është ndeshur me ekipin gjerman SV ëendelskiercen ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e pastër 3 -0. Golat për ekipin shkodran në këtë takim janë shënuar nga Ersid Hebovija, Redi Lopçi me penallti dhe Randi Qallekaj. Me sukses është mbyllur edhe takimi i dytë që është zhvilluar sot pasdite ndaj ekipit italian Sacco- S .Giorgio te Roverettos. Sërish ka fituar Shkodra 2006, këtë herë me rezultatin 2-1.

Vllaznia U-19 sërish pa fitore, këtë here në Shkodër ndaj Elbasanit

0

Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4 st1\:*{behavior:url(#ieooui) } /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}

Vllaznia U-19 nuk ka arritur te fitoje serish ne ndeshjen e rradhes. Ajo ka barazuar sot 2-2 ndaj Elbasanit ne takimin e zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Pas humbjes te se enjtes ne Durres me Teuten, vjen tashme edhe ky barazim qe konfirmon me se miri formen jo te duhur te skuadres kampione ne fuqi. Ndaj elbasanasve ne takimin e sotem, kuqeblute 19 vjeçare te trajnereve Dibra e Noga, kane kaluar dy here ne avantazh por nuk kane mundur ta ruajne kete rezultat.