“Barcelona Camp”, një mundësi e madhe për fëmijët shkodranë

0
Fëmijët shkodranë do kenë mUndësinë të testohen nga trajnerët e Akademisë së Barcelonës dhe nëse e kalojnë këtë testim, mund të bëhen pjesë e saj në të ardhmen. Zbori stërvitor për këtë, do të zhvillohet pas pak kohësh në...

Akademia Vllaznia tre ndeshje miqësore me ekipet e Prishtinës

0

Pas bashkëpunimit në mes ekipeve të para, Vllaznia dhe Prishtina duket se kanë nisur një bashkëpunim edhe në mes ekipeve të moshave. Pikërisht për këtë, sot paradite kanë mbërritur në Shkodër ekipet U-13, U-15 dhe U-17 të Prishtinës për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipet e Akademisë Vllaznia në të njëjtat grupmosha. Kjo është arritur pas akordit të drejtorit sportiv Armir Grima me një trajnerët e Prishtinës Kushtrim Munishi. Ndeshjet janë zhvilluar në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe të parët kanë zbritur në fushë 13 vjeçarët.

Liga Amatore në Shkodër shpall ekipet kampione të sezonit

0
Pas muajsh të tërë ndeshjesh dhe përballjesh, u ka ardhur fundi kampionateve të LIgës Amatore edhe të Zonës së Veriut. Kanë qenë katër të tillë të zhvilluar, për 11, 13, 15 dhe 19 vjeçarë dhe numri I madh I...

Alarm! Po shkatërrohet Akademia Vllaznia

0

Opinion nga Alban Hasani



Të gjithë shkodranët por edhe më gjerë, në gjithë këto vitet e fundit janë krenuar me Akademinë Vllaznia. Prej saj dilnin jo vetëm tituj kampionë por edhe lojtarë të talentuar. Por aktualisht, shumë gjëra kanë filluar të degradohen tek ajo. Trofe ka edhe njëherë (tek ekipi U-17) por mungojnë lojtarët cilësorë për ekipin e parë. Unë vetë jam trajner megjithatë konstatoj disa mangësi të theksuara në punën që bëhet e për këtë, do të rradhisja katër arsye pse duhen bërë shumë ndryshime, madje rrënjësore tek kjo Akademi.

Presidenti Çela premton 4 milionë lekë për kampionët e U-17

0

Suksesi I ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia që të shtunën kurorëzoi të tretin titull kampion rradhazi, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e drejtuesve të klubit. Nga sa bëhet e ditur, presidenti I klubit Agron Çela I ka premtuar trajnerit të këtij ekipi Entri Çaku një shpërblim prej 4 milionë lekësh për suksesin e arritur. Natyrisht që një lajm I tillë I ka entuziasmuar të gjithë pjestarët e këtij ekipi kampion, jo aq për shumën që do përfitojnë sesa për interesimin e klubit në adresë të tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se premio e akorduar për Vllazninë U-17 mund të kalojë këto ditë në duart e futbollistëve dhe stafit drejtues, megjithatë këta të fundit me shumë mundësi nuk do ta shpërndajnë atë.

Jam me Zmijanin, tek moshat duhet loja jo rezultati

0

 Opinion nga Bardh Maçi* - Ndonëse jam larg nga Shkodra, sigurisht që nuk mund të shkëputem nga ajo dhe futbolli i saj. Për rrjedhojë, përmes internetit jam në lidhje të drejtëpërdrejtë me atë çfarë ndodh çdo ditë dhe në çdo moment aty. Kam ndjekur me interes po përmes internetit edhe emisionin e fundit "Sport Arena" në televizionin Rozafa.

Katër Kupa me emrin e Halepjanit, Zmijanit, Hallunit dhe Gjonit

0

Të shtunën kanë përfunduar katër kupat e organizuar nga Zyra Rajonale e FSHF-së me ekipet e moshave të zonës së Shkodrës. Inisiativa e shefit të kësaj zyre Hysen Zmijani është karakaterizuar nga një garë shumë e fortë mes ekipeve për disa javë me rradhës derisa është mbërritur në takimet finale. Ato janë zhvilluar të gjitha ditën e shtunë. Kanë qenë katër kupa, ato për grupmoshat 11, 13, 15 dhe 19 vjeçare të cilat kanë mbajtur edhe emrat e katër futbollistëve të njohur të Vllaznisë si Ernest Halepjani, Sadetin Zmijani, Qamil Halluni dhe Kol Gjoni. Në finalen e kupës së 11 vjeçarëve që ka mbajtur emrin e Kol Gjinit, ish-mbrojtësit të Vllaznisë së viteve '50, në finale kanë dalë ekipet Brian's dhe Rozafa. Ka fituar përmes gjuajtjeve së penalltive Rozafa me trajner Erjon Hasajn.

Ferid Borshi refuzon postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia

0

Një emër i njohur i futbollit shkodran pikërisht Ferid Borshi ka qenë planifikuar të emërohej në postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia. Për këtë arsye, bëhet e ditur se pak ditë më parë, ish-futbollisti kuqeblu i viteve '80 është thirrur në Bashkisë Shkodër për këtë çështje dhe për t'ia bërë të ditur atë çfarë ishte menduar për të. Por në fakt duket suprizë por Borshi e ka refuzuar këtë post që i është ofruar.Arsyeja që e ka çuar atë në këtë vendim duket se ka qenë ajo financiare. Ai aktualisht është mësues i edukimit fizik në një nga shkollat e qytetit dhe po ashtu, drejton edhe ekipin e Vllaznisë që merr pjesë në Ligën Amatore.

Lajmi i fundit: Vllaznia U-15 fituese e turneut të Austrisë

0

Ka përfunduar sot në Austri turneu ndërkombëtar I moshave “World Sports Festival 2012” ku siç dihet morën pjesë edhe disa ekipe nga Shkodra ndër të cilët edhe 4 ekipet e Akademisë Vllaznia, dy të 15 vjeçarëve dhe dy të 12 vjeçarëve. Nga sa bëhet e ditur, paraqitjen më të mirë nga këto ekipe e ka bërë ekipi I 15 vjeçarëve kuqeblu me trajner Alban Volumin që ka zënë vendin e parë në këtë grupmoshë duke merituar edhe kupën përkatëse.

Ada U-12 fituese e kupës kushtuar Ardian Arrës

0

Emri I Ardian Arrës është përkujtuar sërish me një aktivitet shumë të bukur të organizuar nga mjeshtri I njohur Hysen Zmijani. E zhvilluar për disa javë me rradhë në kompleksin sportiv “Zmijani” kjo kupe me emrin e Ardian Arres per futbollistet 12 vjeçare ka patur kulmin dje me zhvillimin e ndeshjes finale ne mes ekipeve te Adës dhe Juban Danjës. Pas barazimit 1-1, me penallti ka qenë ekipi I Adës ai që ka merituar kupën “Ardian Arra”. Menjëherë pas kësaj ndeshje është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të kupës teksa organizatori Hysen Zmijani ka falenderuar pjesmarrësit ndërkohë që në emër të familjarëve, ka qenë djali I mjeshtrit Ardian Arra ai që I ka dhënë kupën kapitenit të Adës.