Pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia U-19 e ka mundur sërish ekipin e Shkëndisë së Tiranës.

Këtë herë për kampionat, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz.

Ka qenë një takim shumë përcaktues për fatet e skuadrave që do të vazhdojnë më tej garën në play-off dhe Vllaznia me fitoren 2-0 të arritur sot, ka hedhur një hap të rëndësishëm për arritjen e këtij objektivi.

Pjesa e parë është fituar me meritë nga kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani me rezultatin 1-0.

Ka qenë pikërisht minuta e fundit e kësaj pjese, momenti kur mesfushori Alfons Kulla ka shënuar golin shumë përcaktues.

Në pjesën e dytë ndërkohë ka qenë sulmuesi Ildi Gruda ai që ka shënuar golin e dytë dhe të sigurisë së fitores.

Vllaznia U-19 në këtë mënyrë me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 37 pikëve, ndërkohë që Partizani është në vend të parë me një pikë më shumë.

Shkëndia sakaq është në vendin e tretë tashmë pas kësaj humbje dhe duket disi më larg në garën për titullin kampion.
© shkodrasport.com