Sot mbyllet java e 15 e Kategorisë Superiore, me dy ndeshjet e mbetura që do të luhen duke nisur nga ora 14:00. Laçi do të presë në shtëpi Kamzën, ndërkohë që Flamurtari ka një transfertë delikate në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit. Me këto dy takime, mbyllet kështu edhe kjo javë që ka nisur që të premten me derbin.

Sa i përket gjykimit, në takimin mes Laçit dhe Kamzës gjyqtar kryesor është përcaktuar të jetë Klajdi Kola i ndihmuar nga dy asistentët e tij, Ermal Barushi dhe Redvan Shaba. Gjyqtar i katërt në këtë takim, është Ardian Beqiri. Nderkohe vezhgues i arbitrave ne kete takim do te jete shkodrani Mhill Shkembi.

Në takimin tjetër, atë mes Kastriotit dhe Flamurtarit, gjyqtar kryesor do të jetë Andi Koçi, i ndihmuar nga Enea Pashaj dhe Herald Lisaku. Ndërkohë, Klodian Shahini është përcaktuar të jetë gjyqtar i katërt.

Ndeshjet:

14:00 Laçi-Kamza
14:00 Kastrioti-Flamurtari