Ditët e fundit, në Durrës është grumbulluar kombëtarja U-16. Në mes futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Mustedanagiç është edhe një futbollist nga Shkodra.

Bëhet fjalë për Besar Papaj. 15 vjeçari që luan me ekipin “Scutari” ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke shënuar 19 gola në 10 ndeshjet e kampionatit të kategorisë U-15 të Ligës Amatore.

Një sulmues i cili premton shumë për të adhmen dhe jo më kot, sot ai është i grumbulluar në kombëtaren e kësaj grupmoshe.

Trajneri që e stërvit çdo ditë- Erjon Hasaj, shprehet me superlativa për vlerat e këtij futbollisti duke e konsideruar një element të perspektivës.

Megjithatë, Besarit i duhet të vazhdojë të punojë fort sepse vetëm kështu mund të arrijë diçka në karrierën e tij.
© shkodrasport.com