Sulmuesi shkodran i Akhmat Groznit, Bekim Balaj përveç rikthimit tashmë në fushën e lojës si titullar me këtë ekip, dy ditë më parë ka marrë një tjetër lajm të mirë.

Atë të grumbullimit në kombëtare për ndeshjen e rradhës, pikërisht për miqësoren me Norvegjinë që do të luhet më 26 mars në “Elbasan Arena”.

Balaj kishte disa kohë që mungonte në këto grumbullime për shkak të dëmtimeve që ka patur por tashmë çdo gjë ka kaluar.

Jo më kot edhe trajneri i kombëtares Panucci e ka përfshirë në listën e tij për miqësoren e rradhës.

Në fakt lista do të shpallet ditën e premte prej tij, por ftesa i ka shkuar tashmë dhe kjo bëhet e ditur nga familjarë të tij.
© shkodrasport.com