Përforcimi i fundit i Vllaznisë B në merkaton e janarit pas Borshit e Dycës, ka qenë Erbet Hotaj. Lojtari me përvojë, pasi ka shëtitur në disa skuadra, së fundi në Kosovë tek Flamurtari i Prishtinës, është rikthyer tek skuadra ku e nisi karrierën.

Duke folur për “Shkodra Sport” në lidhje me këtë gjë, ai ka deklaruar: “Jam i lumtur që u ktheva përsëri tek Vllaznia. Do të mundohem të jap maksimumin tim për të arritur objektivat që ka klubi”.

Hotaj nuk ka luajtur në ndeshjen e kaluar ndaj Korabit ngaqë nuk i kishte ardhur akoma dokumentacioni. 25 vjeçari do të luajë ndërkohë të shtunën ndaj Dinamos.

I pyetur në lidhje me këtë ndeshje, ai deklaron: “Ndeshja me Dinamon nuk është e lehtë por tani për ne të gjitha takimet janë si finale për vetë faktin se ndodhemi në një pozitë jo të mirë në klasifikim”.

Erbet Hotaj ka dalë nga Akademia Vllaznia dhe duke mos gjetur hapësira tek ekipi i parë, e ka vazhduar karrierën tek Ada, Burreli, Veleçiku dhe për një sezon e gjysëm ka qenë së fundmi pjesë e Flamurtarit të Prishtinës.

Ndërsa tani është kthyer sërish tek Vllaznia, për ta nisur nga ekipi B.
© shkodrasport.com