Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen e futbollit mes Vllaznisë U17 dhe PortoU17, e luajtur në fushen sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Arbitri kryesor i ndeshjes ka sinjalizuar mbarimin e ndeshjes 12 minuta pa mbaruar koha e rregullt. Kujtojmë që ndeshjet e U17 luhen 80 minutëshe dhe arbitri ka vershellyer në minutën e 68-të.

Éshtë dashur ndërhyrja e trajnerit të Vllaznisë dhe arbitrave anësorë që të sqarojne se ndeshja është ndaluar para kohe.

Pasi futbollistat kishin hyre në dhomat e zhveshjeve janë kthyer dhe njëhere në fushë ku kanë luajtur dhe 15 minuta të tjera. Por rezultati ka mbetur i njëjtë Vllaznia 0 – 1 Porto.