“Derbi” i 19 vjeçarëve flet për Vllazninë. Ecën e sigurtë drejt kreut

Ndeshja e sotme në mes ekipeve të 19 vjeçarëve të AAS dhe Vllaznisë ka marrë kuptimin e vërtetë të një ndeshje "derbi". Ajo ka ngjallur edhe interesimin e shumë tifozëve shkodranë që ishin të pranishëm për të ndjekur këtë përballje. Takimi ka nisur me gol për Vllazninë e cila kalon në avantazh me anë të Qardakut.
Vllaznia U-17 nuk ndalet. Shënon 9 gola në portën e AAS

Duhej të ishte një derbi ndryshe por në fakt, përballja e 17 vjeçarëve të Vllaznisë dhe ekipit të AAS, nuk ka dhuruar shumë emocione për të pranishmit në fushën sportive të Golemit paraditen e sotme. Fakti që kuqeblutë ishin në vend të parë në renditje dhe ekipi tjetër shkodran në vendin e fundit, e bënte të qartë se nuk do kishim rivalitet në fushë. Dhe në fakt kështu ka ndodhur.
Ish- futbollisti i Vllaznisë themelon një Akademi futbolli

Akademitë e reja të futbollit tashmë janë kthyer në një "trendy" si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Pikërisht në këtë të fundit, pak ditë më parë ka nisur funksionimin e saj një Akademi e re. Ajo është krijuar në qytetin e Pejës dhe është themeluar nga një ish- futbollist i Vllaznisë. e emërtuar "Arena Sport".
Menaxherët e Napolit kërkojnë “sozinë” e Hysajt në Shkodër

Elseid Hysaj është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm për Napolin dhe vetëm dy ditë më parë ai festoi ndeshjen e 100-të me këtë skuadër. Drejtuesit e klubit ndërkohë duke qenë shumë të kënaqur me paraqitjet e këtij lojtari në këto tre sezone, mendojnë se mund të ketë të tjerë futbollistë si ai në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.
Menaxherë italianë në “Reshit Rusi” për të vëzhguar talentet e Akademisë Vllaznia

Akademia Vllaznia vazhdon të jetë në vëmendjen e shumë menaxherëve të ekipeve të huaja sepse elementet e dala prej saj, kanë rënë shpeshherë në sy për talentin e tyre. Pikërisht për këtë arsye, në ndeshjet e fundit të ekipeve U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia ndaj ekipeve respektive të Tiranës, në tribunën e fushës sportive “Reshit Rusi” kanë qenë të pranishëm tre italianë, nga të cilët njëri ishte menaxher I një kompanie të njohur ndërsa dy të tjerët, skautë të klubeve të ndryshme.
Gruda & Co mposhtin Tiranën. Vllaznia U-19 fiton 4-1

Përveç ekipit U-17, edhe ai U-19 i Akademisë Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj ekipit të Tiranës. Madje edhe më thellë, 4-1. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në "Reshit Rusi". Dy golat e shënuar nga Ildi Gruda, janë pasuar me dy të tjerë nga Egzon Shimaj me 11-metërsh dhe Brendon Smajli dhe kësisoj kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani arrijnë një fitore me mjaft vlerë ndaj bardhebluve të drejtuar nga Sokol Bulku.
Vllaznia U-17 mund 3-1 Tiranën dhe kryeson e vetme renditjen

Java e pestë e kampionatit kombëtar të moshave ka dhuruar një sfidë shumë interesante në kampionatin e 17 vjeçarëve. Vllaznia dhe Tirana, dy ekipet që vinin në këtë javë si kryesuese të renditjes me nga 10 pikë secila, do të ndesheshin me njëra- tjetrën në fushën e "Reshit Rusit". Në fund të 80 minutave të kësaj sfide, kanë qenë shkodranët ata të cilët kanë fituar 3-1 duke u ngjitur kësisoj tashmë në kuotën e 13 pikëve dhe duke mbajtur vendin e parë të renditjes të vetëm.
“Vllaznimi” i Edi Martinit shpallet fitues i turneut të moshave të zhvilluar në Barcelonë

Në turneun e përvitshëm të ekipeve të moshave që zhvillohet në Barcelonë të Spanjës "Komm Mit International", fitues i edicionit të sivjetëm është një ekip nga Shqipëria. Bëhet fjalë për "Vllaznimin" që drejtohet nga një emër i mirënjohur si Edi Martini. Në mes 10 ekipeve pjesmarrëse nga mbarë Bota, shkodranët kanë triumfuar duke merituar kupën e ekipit fitues. Ka qenë një turne për moshën U-13 dhe ekipet pjesmarrëse janë ndarë në dy grupe me nga pesë skuadra secili.
Akademia Vllaznia, të shtunën dy përballje me ekipet e Tiranës

Pas ballafaqimeve me ekipet e Partizanit, këtë javë ekipet e Akademisë Vllaznia do të përballen në ndeshjet e rradhës me ato të Tiranës. Ndeshjet do të luhen në fushën sportive "Reshit Rusi" ditën e shtunë. Ka patur një afrim të ditës së zhvillimit të ndeshjeve por kjo nuk përbën ndonjë problem sepse në fakt janë dy ndeshje që priten me shumë interes.
Vllaznia U-19 humbet edhe ndaj Partizanit, fiton Vllaznia U-17

Partizani – Vllaznia ka qene kryendeshja e javes se 4-te ne kategorine superiore per 19-vjecaret. Shkodranet vinin ne kete takim pas eleminimit ne Champions League dhe perballe kishin te kuqte nga kryeqyteti. Ne kete takim nuk mungoi as tifozeria e te dyja skuadrave. Por, ekipi i drejtuar nga Ylli Shehu mori nje fitore te merituar perballe shkodraneve, madje me nje permbysje.