Ndeshja e sotme në mes ekipeve të 19 vjeçarëve të AAS dhe Vllaznisë ka marrë kuptimin e vërtetë të një ndeshje “derbi”. Ajo ka ngjallur edhe interesimin e shumë tifozëve shkodranë që ishin të pranishëm për të ndjekur këtë përballje. Takimi ka nisur me gol për Vllazninë e cila kalon në avantazh me anë të Qardakut.
Ndërkohë, 10 minuta më vonë, sulmuesi Gruda i “vjedh” kohën portierit kundërshtar duke e detyruar atë të ndërhyjë në mënyrë të parregullt ndaj tij dhe arbitri Pirani ka treguar pikën e bardhë të 11-metërshit nga ku mbrojtësi Shimaj është treguar i saktë duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e portës së AAS. Me këtë rezultat të pjesës së parë u duk se ndeshja mbaroi por nuk do të mendonin kështu djemtë e drejtuar nga trajneri Meçarovi. Ata kanë këmbëngulur shumë dhe në minutën e 65-të kanë ngushtuar shifrat me anë të Çobës por vetëm kaq. Vllaznia U-19 ka fituar 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve dhe duke shkuar tashmë drejt kreut i cili do jetë thjesht çështje kohe për t’u arritur.
U 19
Akademia AAS- Vllaznia 1-2
Akademia AAS: Isaj, Shema, Kraja, Smajlaj, Çoba, Dodani, Kovaçi, Daija, Sala, Kutureli, Mila. Tr: M. Meçarovi. U aktivizuan Deda, Laçej, Shkëmbi, Galica, Memçaj.
Vllaznia: Qarri, Leka, Shimaj, Hysenaj, Qardaku, Mehja, Smajli, Gruda, Rahova, Palushani, Sekja.Tr: L.Zmijani. U aktivizuan Fikaj, Leku, Stafa, Dani, Lisaj.
Gjyqtarë: A.Pirani, J.Podgorica, D.Germusha
Shënues: Qardaku 22’, Shima 32’ (11-m)/ Çoba 65’
© shkodrasport.com