Drejtuesit e Akademisë Vllaznisë. Ju ftojmë në stadium, do jetë një festë e bukur

Të mërkurën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë në mes Vllaznia U-19 dhe moldavëve të Zimbrus. Drejtuesit e Akademisë Vllaznisë, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku I kanë bërë thirrje shkodranëve për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje të rëndësishme për më tepër që edhe hyrja e tifozëve në stadium do të jetë pa bileta.
FC Zimbru vjen me autobus në Shqipëri. Vllaznia U-19 synon kualifikimin

Pasditen e nesërme, saktësisht në orën 18.00, në stadiumin "Loro Boriçi" do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të "Uefa Youth League" në mes Vllaznia U-19 dhe FC Zimbru të Moldavisë. Ndeshja e parë e luajtur në Kishinau pat përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3-1. Shkodranët gjetën si justifikim për atë humbje ndoshta edhe lodhjen nga rruga e gjatë e përshkruar me autobuz nga Shqipëria në Moldavi.
Akademia Vllaznia, fitojnë 17 vjeçarët, barazojnë 19 vjeçarët

Ndeshjet e javës së tretë të kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia janë zhvilluar ditën e djeshme. Arsyeja ka qenë kërkesa e vetë klubit shkodran për t'i ofruar një ditë këto takime në mënyrë që t'i krijohet mundësia ekipit U-19 për përgatitje ashtu si duhet për ndeshjen e "Uefa Youth League" që do të luajë të mërkurën ndaj FC Zimbru të Moldavisë. Në ndeshjet e djeshme te luajtura ne Kamez, ato kanë patur kundërshtare ekipet e Akademisë së futbollit të kryeqytetit.
Zyrtare: Elvin Beqiri, zëvendëstrajner i kombëtares U-17

Lajmi i para pak ditëve që fliste për një emërim të mundshëm të Elvin Beqirit në postin e zëvendëstrajnerit të Kombëtares U-17, tashmë është zyrtar. Ish- mbrojtësi i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare prej dy ditësh ka nisur punën me këtë ekip bashkë me trajnerin Xhemal Mustedanagiç.
Kombëtarja U-17 nesër në grumbullim. Ftohen edhe dy futbollistë nga Akademia Vllaznia

Thirrjet e futbollistëve të Akademisë Vllaznia në ekipet kombëtare të moshave vazhdojnë. Pas Ardit Krymit të grumbulluar me kombëtaren U-21 dhe të Enes Isufit me atë U-19, ditën e sotme ka ardhur një tjetër ftesë për dy futbollistë shkodranë. Bëhet jalë për Egzon Shimën dhe Samuel Asllanin. Ditën e nesërme ato do të jenë në grumbullim në Durrës për ndeshjen zyrtare që ky ekip do të luajë gjatë këtyre ditëve.
Vllaznia U-19 fiton 3-0 ndaj Internacionalit, barazon Vllaznia U-17

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e prapambetura të javës së parë të kampionateve kombëtare të moshave, ato në mes ekipeve të Akademisë Vllaznia me ato të Internacionalit. Takimet janë luajtur në Pezë- Helmes të Tiranës dhe ekipi shkodran i 19 vjeçarëve ka arritur të fitojë 3-0 ndërsa ai i 17 vjeçarëve nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 0-0.
Elvin Beqiri, zëvendëstrajner i kombëtares U-17?

Mosrinovimi i kontratës me Akademinë Vllaznia bëri që në opinionin sportiv shkodran të kishte shumë hamendësime në lidhje me arsyen që e çuan në atë vendim Elvin Beqirin. Por në fakt, arsyeja e vërtetë është zbuluar ditët e fundit. Ish- mbrojtësi i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare pritet që të marrë detyrën e ndihmëstrajnerit të kombëtares U-17.
Akademia Vllaznia luan të dielën ndeshjet e prapambetura ndaj Internacionalit

Dy ndeshjet e prapambetura të javës së parë të kampionatit të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia, do të luhen këtë të dielë. Duke shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit, është rënë dakord që këto ndeshje të luhen këtë fundjavë në mënyrë që të mos ndikojë në ecurinë e mëtejshme të garës. Ekipet shkodrane do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t'u ndeshur me ekipet respektive të Internacionalit.
Llotaria, dy trajnerë shkodranë në emigrim. Priten të tjerë

Prej dy ditësh ka nisur aplikimi për llotarinë amerikane dhe shumë shqiptarë kanë filluar ta bëjnë atë. Dëshira e shumë prej tyre është sërish për t'u larguar nga ky vend dhe padyshim që ky nuk është lajm i mirë. Nga informacionet që kemi, kanë aplikuar apo do të aplikojnë në ditët e ardhshme edhe shumë trajnerë dhe kuadro sporti. Një gjë e tillë nuk është e mirëpritur në fakt sepse zhvillimi i sportit në një vend ka si baza kualifikimin dhe shkollimin e njerëzve të tij.
Harris Lika kalon tek AAS. Do drejtojë ekipin e të rriturve

Ata trajnerë që largohen nga Akademia Vllaznia, duket se e kanë të gjetur destinacionin e tyre të ri. Përfundojnë tek "Albania Ajax School". Kështu ka ndodhur këtë herë edhe me Haris Liken. Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia ku fillimisht drejtoi ekipin U-17 ndërsa më pas kaloi tek ekipi U-15.