Të mërkurën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë në mes Vllaznia U-19 dhe moldavëve të Zimbrus. Drejtuesit e Akademisë Vllaznisë, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku I kanë bërë thirrje shkodranëve për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje të rëndësishme për më tepër që edhe hyrja e tifozëve në stadium do të jetë pa bileta.

19 vjeçarët shkodranë në këtë mënyrë kanë mundësi të vazhdojnë ëndërrën e tyre edhe më tej. Humbja 1-3 në ndeshjen e parë mund të rikuperohet dhe nëse tifozët do të jenë në mbështetje të tyre, ata do ta shohin veten në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm mbrëmjen e së mërkurës. Natyrisht qe nje ndeshje e tille pritet me interes, luhet ne nje impiant moder siç eshte “Loro Boriçi”, eshte e vlefshme per “Uefa Youth League” dhe padyshim qe ia vlen te shikohet. Natyrisht edhe per te mbeshtetur te rinjte e Vllaznise qe kerkojne nje arritje historike, kalimin ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

© shkodrasport.com