Mosrinovimi i kontratës me Akademinë Vllaznia bëri që në opinionin sportiv shkodran të kishte shumë hamendësime në lidhje me arsyen që e çuan në atë vendim Elvin Beqirin. Por në fakt, arsyeja e vërtetë është zbuluar ditët e fundit. Ish- mbrojtësi i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare pritet që të marrë detyrën e ndihmëstrajnerit të kombëtares U-17.

Pra, do të jetë ndihmës i Xhemal Mustedanagiç. Lajmi ende nuk është zyrtarizuar por burime pranë Beqirit e bëjnë fakt të kryer një gjë të tillë. Siç dihet, kohët e fundit FSHF e emëroi edhe në krye të kombëtares Rajonale të grupmoshës U-13 dhe tashmë do të ketë edhe një detyrë tjetër për të. Nuk përjashtohet mundësia që përveç Beqirit, edhe ndonjë shkodran tjetër të emërohet në stafet e ekipeve kombëtare.
© shkodrasport.com