Liga Amatore shpall ekipet kampione të sezonit 2016-17

Kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Veriut sot kanë ulur siparin e tyre duke shpallur edhe më të mirët. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të ndeshjeve finale dhe më pas është zhvilluar ceremonia përkatëse e vlerësimit të ekipeve më të mira por edhe të lojtarëve më të mirë. Kështu, në kategorinë U-9, kampion është shpallur ekipi "Shkodra 2006" i cili pak kohë më parë u shpall edhe fitues i kupës "Esat Rakiqi".
Enes Isufi, mbrojtësi i kombëtares U-19 që e nisi karrierën si sulmues

Në futboll jemi mësuar që futbollistët t'i njohim nga pozicionet që mbajnë në fushë. Të gjithë e kemi të qartë se kush është portieri, mbrojtësi, mesfushori apo dhe sulmuesi. Por ka edhe ndryshe.Bekim Balaj e ka nisur karrierën e tij si portier por më pas, në një ditë të zakonshme, një nga trajnerët që ka punuar me të tek moshat e Vllaznisë, pikërisht ish-kapiteni i saj Astrit Prençi, e provoi në sulm dhe aty mbeti.
Paulin Ndoja: Ka ardhur koha t’i besojmë portierëve shkodranë

Ish- portieri i famshëm shkodran, Paulin Ndoja, aktualisht trajner i portjerëve në Akademinë Vllaznia merret me përgatitjen e një grupi portjerësh të rinj që janë pjesë e ekipeve zinxhir të kuqebluve. Njëri prej tyre është edhe Samet Bajri, ishte “heroi” i ndeshjes finale të luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, Vllaznia-Partizani ku me dy penalltitë e pritura kontribuoi në fitimin e titullit kampion për kuqeblutë.
AAS U-17 shpallet kampione e Shqipërisë. Mund 3-2 në finale Luftëtarin

Eshtë zhvilluar sot në orën 16:00, ne kompleksin "Internacional" finalja e Kategorisë së Pare për moshen U17, edicioni 2016-2017. Në këtë finale janë përballur Akademia AAS si fituese e grupit A dhe Luftëtari si fitues i grupit B. Finalen e fitoi Akademia AAS me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje shumë të luftuar midis dy finalistëve, të cilët sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë grupmoshe.
Enes Isufi 90 minuta titullar me kombëtaren U-19 në turneun e Italisë

Përfundon kupa “Esat Rakiqi”. Ja kush janë më të mirët e saj

Nesër mbyllet kupa “Esat Rakiqi”. Zyra Rajonale e FSHF-së shpall fituesit

Enes Isufi dhe Senad Hysenaj grumbullohen në kombëtaren U-19

Në Shkodër ka një Kupë në nderim të Esat Rakiqit

10 futbolliste të Vllaznisë në miqësoren Shqipëri- Itali
