Vllaznia e 19-vjeçarëve është gati për debutimin në Uefa Youth League, njëlloj si Champions League i të rinjve. Trajneri i skuadrës shkodrane Luan Zmijani ka folur sot para ndeshjes Vllaznia-Teuta, ku është shprehur se janë gati për këtë aventurë më 27 shtator.

“Është një kënaqësi e madhe sepse shkruhet emri në histori, është ndeshja e parë në Champions Leaguen e të rinjve për një skuadër shqiptare dhe kjo është diçka e madhe që duhet ta shfrytëzojmë.Do të luajmë ndaj kundërshtarëve të Zimbru-t, nuk kemi shumë informacione, vetëm ato që kemi marrë nga interneti, bëhet fjalë për një skuadër që ka më shumë eksperiencë se ne pasi ka luajtur edhe më parë në Champions League e të rinjve dhe do ta kemi të vështirë. Do të japim më të mirën tonë në këto dy sfida ndaj Zimbru dhe shpresojmë të kalojmë këtë tur. Nuk kemi informacione për kundërshtarin dhe ky është një problem i madh, megjithatë nëse marrim një rezultat pozitiv në Moldavi do të synojmë ta kalojmë turin në Loro Borici”, është shprehur Zmijani për Super Sport.
© shkodrasport.com