Ndeshja e sotme ka qenë e para për Vllazninë në fushën e saj për kampionatin e ri dhe në këtë kuadër, drejtuesit e klubit kanë organizuar ceremoninë e zakonshme të shkelmimit të topit të parë nga një ish- futbollist i saj. Ata kishin menduar për këtë gjë një emër shumë të njohur, Edi Martini.

42 vjeçari i shoqëruar nga i biri, ka shkelur në tapetin e “Loro Boriçit” me idenë se topi i parë i kampionatit i goditur nga këmba e tij, do të ishte i mbarë për Vllazninë. Por në fakt nuk ka rezultuar kështu. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe në fund ka qenë Teuta ajo që ka fituar 1-0.

© shkodrasport.com