Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te luaje neser ne ora 17:00 ne sallen sportive “Feti Borova” ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Perballe saj do te jete nje nga skuadrat me ne forme te basketbollit shqiptar aktualisht, Beselidhja e Lezhes.

Kuptohet qe eshte nje sfide shume e veshtire per kuqeblute megjithate trajneri Bekteshi ne nje prononcim per mediat eshte shprehur se skuadra qe ai drejton do te tregoje vlerat e saj me te mira ne fushe dhe pavaresisht se kundershtari eshte shume i veshtire, do te synojne fitoren.

“Realisht eshte nje ndeshje e veshtire duke pase parasysh edhe kualitetet qe ka ne rradhet e tij ekipi i Beselidhjes dhe po ashtu edhe organizimin qe ai ka sepse eshte ndertuar per te qene pretendent qe nga dita e pare.

Megjithate ne do te shkojme neser ne Tirane per te bere nje paraqitje dinjitoze dhe pastaj t’ia leme fushes fitoren ose humbjen. Nese ne luajme ashtu si duhet, nuk perjashtohet mundesia qe te marrim edhe nje fitore dhe kjo do te ishte “qershia mbi torte”.

Ne do t’i kerkojme shanset tona per ta fituar ndeshjen por jam i bindur se djemte do te bejne nje ndeshje dinjitoze dhe te tregojne se dine te luajne basketboll, por t’ia leme fushes me mire. Do kisha dashur t’i beja nje thirrje edhe tifozeve shkodrane, kryesisht atyre qe jetojne ne Tirane, por edhe keto qe jane ketu, te vijne e te na mbeshtesin sepse nuk do t’i zhgenjejme”- eshte shprehur trajneri Bekteshi./SHKODRA-SPORT.COM/