Dy hollandezë trajnim me trajnerët e moshave në Shkodër

Paraditen e sotme ka nisur në Shkodër një seminar shumë interesant me trajnerët e moshave të të gjithë ekipeve të qytetit tonë. I organizuar në ambjentet e stadiumit "Loro Boriçi" nga Klubi i Futbollit Vllaznia në bashkëpunim me "Albanian Ajaks School", ky seminar pritet të sjellë shumë risi. për më tepër që në rolin e lektorëve janë dy trajnerëve hollandezë që punojnë në Akademitë e njohura të Ajaksit dhe Alkmarit pikërisht Sander de Goede dhe Rory Roubos të cilët po sjellin përvojën e këtij futbolli dhe mënyrën si mund të adoptohet në vendin tonë. Organizatorët në prononcimin e tyre janë shprehur se një seminar i tillë dhe shkëmbimi i përvojës me trajnerët hollandezë, është diçka që ka për t'u vlejtur shumë edhe trajnerëve shkodranë.
E bujshme: Sot ndaj Italia U-17 në fushë ishin plot 7 shkodranë!!!

Ndër 14 futbollistë (11 titullarët dhe 3 rezeravat) që janë aktivizuar sot me Shqipërinë U-17 në ndeshjen kualifikuese të Europianit të kësaj moshe kundër kombëtares italiane, plot 7 prej tyre janë me origjinë nga Shkodra. Ky është padyshim një lajm i bujshëm për këtë qytet, i cili duhet padyshim të krenohet me këtë brez të rinj lojtarësh që po rriten dhe që po i shërbejnë kombit të tyre. Nga shtatë lojtarët e aktivizuar sot, dy prej tyre janë pjesë e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia, pikërisht mbrojtësit Enes Isufi dhe Elmir Lekaj ndërsa pesë të tjerët luajnë në ekipe të ndryshme në Itali.
Vllaznia U-17 e nis mirë kampionatin. Fiton 2-0 në Kukës

E ka nisur me fitore kampionatin e ri ekipi U-17 i Akademisë Vllaznia. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur paraditen e sotme në Kukës ndaj skuadrës vendase, ai ka fituar me rezultatin 2-0. Trajnerët Haris Lika dhe Altin Xhahysa që drejtojnë këtë ekip, kanë hedhur në fushë këtë formacion: Qarri, Leka, Isufi, Sekja, Hoxha, Qardaku, Boriçi, Serjani, Lisaj, Mehja, Kulla. Të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë. Fillimisht ka kaluar në avantazh ekipin mesfushori Hoxha, ndërkohë që ka "vulosur" fitoren Kulla me shënimin e golit të dytë. Në këtë mënyrë, Vllaznia U-17 i ka bërë një nisje të mirë kampionatit të ri duke filluar me fitore.
Akademia Vllaznia bojkoton kampionatet e Ligës Amatore

Faza e dytë e kampionateve të Ligës Amatore në Zonën e Shkodrës nuk ka nisur e plotë. Kjo sepse 9 ekipet e Akademisë Vllaznia i kanë bojkotuar ndeshjet e javës së parë të këtyre kampionateve. Ka ndodhur kështu, pas një vendimi të marrë nga drejtuesit e klubit si rrjedhojë e disa mosmarrëveshjeve të këtij klubi me Zyrën Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit në Shkodër dhe konkretisht me shefin e saj, Hysen Zmijanin. Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga vetë klubi Vllaznia, mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me vendin e zhvillimit të ndeshjeve sepse klubi duke patur në dispozicion një fushë shumë cilësore siç është “Reshit Rusi”, ka kërkuar që shumicën e ndeshjeve të ekipeve të veta t’ia luajë aty dhe jo në një kompleks privat.
Lajmi i fundit: Disiplina i jep 3 pikë Vllaznia U-17, tashmë e para

Vllaznia U-17 ngjitet në vend të parë në renditje një javë para fundit të kampionatit. Ka ndodhur kështu pas vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës i cili i ka dhënë tre pikë në tavolinë kuqebluve pas reklamimit të bërë prej tyre pak javë më parë në lidhje me ndeshjen me Olimpik. Ky komision e ka marrë në shqyrtim në disa mbledhje këtë reklamim dhe në fund ka dashur të dëgjojë të dyja palët. Klubi shkodran kishte depozituar në FSHF kasetën e ndeshjes Olimpik- Vllaznia 4-3 dhe fotot e ekipit të Olimpikut ku dallohej qartë se tre prej lojtarëve që u aktivizuan në atë ndeshje, nuk ishin pjesë e këtij ekipi.
Qashif Hoxha emërohet drejtor i Akademisë Vllaznia

“Barcelona Camp”, një mundësi e madhe për fëmijët shkodranë
Akademia Vllaznia tre ndeshje miqësore me ekipet e Prishtinës

Pas bashkëpunimit në mes ekipeve të para, Vllaznia dhe Prishtina duket se kanë nisur një bashkëpunim edhe në mes ekipeve të moshave. Pikërisht për këtë, sot paradite kanë mbërritur në Shkodër ekipet U-13, U-15 dhe U-17 të Prishtinës për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipet e Akademisë Vllaznia në të njëjtat grupmosha. Kjo është arritur pas akordit të drejtorit sportiv Armir Grima me një trajnerët e Prishtinës Kushtrim Munishi. Ndeshjet janë zhvilluar në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe të parët kanë zbritur në fushë 13 vjeçarët.
Liga Amatore në Shkodër shpall ekipet kampione të sezonit
Alarm! Po shkatërrohet Akademia Vllaznia
Opinion nga Alban Hasani
