Smajli: Vllaznia mundet të marrë pikë me Skënderbeun

0

Vllaznia duhet të tentojë tani t’I marrë pikë çdo skuadre. Kështu mendon njëri nga lojtarët titullarë dhe më të rëndësishëm të saj, pikërisht Dritan Smajli. Ai ëhstë I mendimit se skuadra nuk ka rënë aq poshtë sa mund ta mendojë opinioni, madje ka diçka për të thënë edhe në lidhje me ndeshjen e kaluar ndaj Kamzës. “Të paktën nga sa shkruhej në media apo flitej në opinionin sportive, kjo ndeshje konsiderohej si shumë delikate, thuhej që Vllaznia do ta kishte shumë të vështirë e shumë gjëra të ngjashme me to. Me gjithë respektin që kam për këtë njerëz që kanë menduar kështu, unë nuk mendoj se Vllaznia ka rënë kaq poshtë sa për të diskutuar fitoren edhe në Shkodër me Kamzën. Vërtetë Kamza mund të kishte pretendimet e saj për pikë, por ne nuk mund të gabonim. Kjo u pa në lojë teksa e kemi dominuar gjatë gjithë kohës atë dhe fitorja ndoshta mund të ishte edhe më e thellë. Unë shoh që skuadra është në rritje nga ndeshja në ndeshje dhe kjo na jep shpresë për të ardhmen”-ka thënë Smajli në prononcimin e tij.

Vata: E pakuptushme mënyra se si i pësojmë golat

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka mbetur shumë i kënaqur nga mënyra si luajti skuadra e tij në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut. Nëse në fillim ai është shprehur se do ishte i kënaqur edhe me një barazim, për nga mënyra si shkuan gjërat, sigurisht që tashmë ndjen keqardhje për dy pikët e lëna. Mbi të gjitha për mënyrën si kanë pësuar golin në fundin e ndeshjes dhe për këtë ka thënë: "Ndjej keqardhje që nuk dolëm me fitore nga kjo ndeshje. Luajtëm mirë, kaluam në avantazh dhe në vend që t'i gëzoheshim fitores, ndodh që pësojmë sërish gol në rrethana aspak të kuptueshme. Madje na ndodhi e njëjta gjë edhe në rastin e penalltisë. Në të dy momentet, lojtarët tanë të mbrojtjes gabuam dhe ishte e pafalshme të ndodhte një gjë e tillë.

Vata: Vllaznia ka ende për t’u përmirësuar

0

Fitorja e Vllaznisë të dielën ndaj Kamzës ka kthyer qetësinë për momentin në kampin shkodran. Kjo sepse ndeshja konsiderohej shumë delikate dhe në rast barazimi apo humbje, kishte shumë pasiguri për të ardhmen e kësaj skuadre. Megjithatë fitorja e pastër 4-0 përveçse I ka dhënë tre pikët kuqebluve, u ka rritur edhe moralin megjithatë trajneri I tyre Rudi Vata kërkon të mbetet me këmbë në tokë. Ai nuk e quan ndeshjen më të mirë të Vllaznisë këtë ndaj Kamzës dhe premton se forma e skuadrës ka ende vend për t’u përmirësuar.

Vujadinoviç: Na duhet një barazim me Skënderbeun

0

Në ndeshjen e fundit nuk ka pësuar gol. Falë mbrojtjes së mirë apo dhe ndonjë aftësie të tij të shfaqur në ndonjë moment të veçantë. Portieri I Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç është I kënaqur me fitoren e arritur ndaj Kamzës dhe thotë se e kishte parandjerë atë. “E kisha deklaruar që para ndeshjes se do të fitonim dhe jam shumë I lumtur që ia dolëm. Kemi bërë një ndeshje të mirë por më e rëndëishmja është se morëm tre pikët. Mendoj se kjo fitore do na ndihmojë shumë për ecurinë në të ardhmen”-ka thënë malazezi I portës shkodrane.

Bejzade: Vllaznia duhet të jetë në vendin që i takon

0

Nëse Vllaznia sivjet nuk është një skuadër pretendente, keqardhje për këtë gjë nuk kanë vetëm shkodranët por edhe të tjerë njerëz që kanë kontribuar në vite për të. Njëri prej tyre është edhe ish-futbollisti i saj në vitet 2002-04, pikërisht Skerdi Bejzade. I pranishëm në Shkodër ditën e dielë për të ndjekur ndeshjen Vllaznia-Kamza ngaqë është në rolin e drejtorit teknik të kamzalinjve, Bejzade ka pranuar të flasë edhe për skuadrën shkodrane madje ka dhënë edhe mendimin e tij sesi duhet të jetë Vllaznia në sezonin e ardhshëm."Sivjet po duket qartë se Vllaznia nuk ka pretendime prandaj mendoj se drejtuesit e saj duhet të fillojnë të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm. Shkodra duhet ta ketë patjetër këtë skuadër në nivelin e duhur, të jetë pretendente prandaj dhe drejtuesit duhet të mendojnë të bëjnë blerje cilësore"-ka thënë ai.

Vllaznia: Në Shkodër pyesin: Kush është Kamza?

0

Kamza? Kush është kjo skuadër, pyeste dje një tifoz në Shkodër. Sigurisht me humorin tradicional të këtij qyteti. Natyrshëm ai e kishte të qartë se kush është Kamza dhe çfarë mund të bëjë ajo. Megjithatë, me atë shprehje, tifozi që do mungojë sot në “Loro Boriçi” për të ndjekur Vllazninë për shkak të dënimit të fushës, ka dashur t’u thotë futbollistëve të skuadrës së tij se ky kundërshtar nuk duhet llogaritur fare. Nëse nisemi nga emrat dhe historia e dy skuadrave në futbollin shqiptar, sigurisht që diferencat janë të mëdha. Shkodranët me shumë emër, duke luajtur në fushën e tyre përballë modestëve të Kamzës, në letër nuk duhet ta vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Realisht situata është ndryshe. Skuadra modeste e periferisë së kryeqytetit, e ka mundur Vllazninë në fazën e parë dhe do tentojë t’I marrë  pikë sërish në Shkodër sot. Nëse e dëshiron këtë gjë, nuk është ndonjë gjë e keqe.

Rudi Vata: Fitorja e sotme na jep shpresa për të ardhmen

0

Suksesi i Vllaznisë në takimin e sotëm sigurisht që e ka lehtësuar disi trajnerin Rudi Vata që i kishte cilësuar si delikat atë. Duke folur në lidhje me fitoren 4-0 ndaj Kamzës, ai ka thënë: "Loja ishte e mirë dhe u administruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një rezultat i pranueshëm, por nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ishte një takim që kërkonte nerva të forta dhe impenjim maksimal. Sigurisht që lojtarët dhanë më të mirë në të gjitha zbatimet e detyrave taktike. Ndeshja u fitu falë kualiteteve të skuadrës që tani po dalin të gjitha. Vllaznia po luan çdo ditë në stërvitje për të riparuar ato probleme që kemi patur në javët e kaluara. Sigurisht që u shënuan katër gola. Nuk e ndaj ndeshjen në reparte të veçanta.

Dëmtimet, e pësojnë edhe Gocaj e Hajdari

0

Stërvitja e dy ditëve të fundit nuk ka shkuar ashtu siç duhet për ekipin e Vllaznisë. Kur u duk se sulmuesi malazez Jabllan e la prapa dëmtimin dhe bashkë me të edhe skuadra nuk do kishte probleme, kanë ndodhur dy dëmtime të tjera. Kështu, mesfushori Arsen Hajdari ka ndjerë një shqetësim në kofshë dhe për rrjedhojë është nën kontrollin e mjekëve. Po ashtu edhe mbrojtësi Gocaj ka ndjerë shqetësime në kavilje e cila I ka shkaktuar jo pak dhembje këto dy ditë.

Klubi shkodran: Vendimi I Disiplinës i padrejtë

0

Drejtuesit e klubit shkodran e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e Komisionit të Disiplinës ditën e djeshme për ta dënuar Vllazninë me luajtjen e një takimi pa tifozë për shkak të incidentit të ndodhur pas ndeshjes me Skënderbeun, me trajnerin e kësaj skuadre. Sipas administratorit të këtij klubi Kujtim Shaba, kjo gjë është e padrejtë. “Nuk mendoj se klubi Vllaznia duhej të penalizohej në këtë mënyrë. Topa bore janë hedhur në fushë edhe në kohën e diktaturës dhe jo më sot. Në çdo ndeshje që është luajtur në Korçë, gjithmonë na kanë gjuajtur me topa bore. Mendoj se është një dënim I ekzagjeruar”-ka thënë ai. Edhe ky dënimi I djeshëm, duket se e ka shtuar dufin e pakënaqësisë në Shkodër.

Trajneri Vata: Me Kamzën vlen vetëm fitorja

0

Për ndeshjen e pas dy ditëve me Kamzën, skuadra shkodrane nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. E ka thënë këtë edhe trajneri Vata në konferencën e sotme për shtyp kur është shprehur:“Ndeshja me Kamzën sigurisht që është shumë e rëndësishme por njëkohësisht edhe delikate. Megjithatë ne jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë takim. Për të arritur këtë gjë, kemi ndërtuar një skuadër shumë kompetitive e cila po konsolidohet për ditë e më tepër. Kamza sigurisht që deklaron dhe do vijë për të marrë pikë në Shkodër, por nuk do ta ketë të lehtë këtë gjë sepse ne jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Skuadra e Vllaznisë I ka aftësitë dhe mundësitë për ta kaluar me sukses jo vetëm këtë ndeshje por edhe shumë të tjera përveç saj dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojë. Nuk mendoj se do kenë ndikim këto vendime të këtyre komisioneve në ecurinë e Vllaznisë. Ne jemi të përgatitur për t’I kaluar me sukses këto pengesa. Skuadra është më e fortë dhe besoj se ajo do arrijë të krijojë një lojë bindëse në fushë për ta përballuar ashtu siç duhet këtë kundërshtar”.