Suksesi i Vllaznisë në takimin e sotëm sigurisht që e ka lehtësuar disi trajnerin Rudi Vata që i kishte cilësuar si delikat atë. Duke folur në lidhje me fitoren 4-0 ndaj Kamzës, ai ka thënë: “Loja ishte e mirë dhe u administruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një rezultat i pranueshëm, por nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ishte një takim që kërkonte nerva të forta dhe impenjim maksimal. Sigurisht që lojtarët dhanë më të mirë në të gjitha zbatimet e detyrave taktike. Ndeshja u fitu falë kualiteteve të skuadrës që tani po dalin të gjitha. Vllaznia po luan çdo ditë në stërvitje për të riparuar ato probleme që kemi patur në javët e kaluara. Sigurisht që u shënuan katër gola. Nuk e ndaj ndeshjen në reparte të veçanta.

Tek Vllaznia ka 11-të lojtarë që duhet të shënojnë dhe të mbrohen njëkohësisht. Ka kthesa të vogla dhe të mëdhaja. Vllaznia e merr çdo ndeshje maksimalisht. Ishte një takim që vlen shumë për moralin e skuadrës dhe emrin e ekipit. Sigurisht na jep shpresa për të vazhduar në këtë rrugë dhe për të arritur ato qëllime që i kemi vënë vetes”.

www.shkodrasport.com