Dëmtimet, e pësojnë edhe Gocaj e Hajdari

0

Stërvitja e dy ditëve të fundit nuk ka shkuar ashtu siç duhet për ekipin e Vllaznisë. Kur u duk se sulmuesi malazez Jabllan e la prapa dëmtimin dhe bashkë me të edhe skuadra nuk do kishte probleme, kanë ndodhur dy dëmtime të tjera. Kështu, mesfushori Arsen Hajdari ka ndjerë një shqetësim në kofshë dhe për rrjedhojë është nën kontrollin e mjekëve. Po ashtu edhe mbrojtësi Gocaj ka ndjerë shqetësime në kavilje e cila I ka shkaktuar jo pak dhembje këto dy ditë.

Klubi shkodran: Vendimi I Disiplinës i padrejtë

0

Drejtuesit e klubit shkodran e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e Komisionit të Disiplinës ditën e djeshme për ta dënuar Vllazninë me luajtjen e një takimi pa tifozë për shkak të incidentit të ndodhur pas ndeshjes me Skënderbeun, me trajnerin e kësaj skuadre. Sipas administratorit të këtij klubi Kujtim Shaba, kjo gjë është e padrejtë. “Nuk mendoj se klubi Vllaznia duhej të penalizohej në këtë mënyrë. Topa bore janë hedhur në fushë edhe në kohën e diktaturës dhe jo më sot. Në çdo ndeshje që është luajtur në Korçë, gjithmonë na kanë gjuajtur me topa bore. Mendoj se është një dënim I ekzagjeruar”-ka thënë ai. Edhe ky dënimi I djeshëm, duket se e ka shtuar dufin e pakënaqësisë në Shkodër.

Trajneri Vata: Me Kamzën vlen vetëm fitorja

0

Për ndeshjen e pas dy ditëve me Kamzën, skuadra shkodrane nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. E ka thënë këtë edhe trajneri Vata në konferencën e sotme për shtyp kur është shprehur:“Ndeshja me Kamzën sigurisht që është shumë e rëndësishme por njëkohësisht edhe delikate. Megjithatë ne jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë takim. Për të arritur këtë gjë, kemi ndërtuar një skuadër shumë kompetitive e cila po konsolidohet për ditë e më tepër. Kamza sigurisht që deklaron dhe do vijë për të marrë pikë në Shkodër, por nuk do ta ketë të lehtë këtë gjë sepse ne jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Skuadra e Vllaznisë I ka aftësitë dhe mundësitë për ta kaluar me sukses jo vetëm këtë ndeshje por edhe shumë të tjera përveç saj dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojë. Nuk mendoj se do kenë ndikim këto vendime të këtyre komisioneve në ecurinë e Vllaznisë. Ne jemi të përgatitur për t’I kaluar me sukses këto pengesa. Skuadra është më e fortë dhe besoj se ajo do arrijë të krijojë një lojë bindëse në fushë për ta përballuar ashtu siç duhet këtë kundërshtar”.

Vllaznia-Kamza, rastësisht apo jo, por konsiderohet ndeshje delikate për shkodranët

0

Opinion nga Mejdan ZHIVANI


Rastësi apo një realitet jo i këndshëm, por të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të përballen me njëra-tjetrën historia e klubit më të vjetër në futbollin shqiptar Vllaznia e Shkodrës, me debutuesen për herë të parë në elitën e futbollit tonë, pra në Superligë, Kamzën. Në fillim të sezonit, aq që mendoj, as në ëndërr, që në një moment të caktuar, aq më tepër në fazën e dytë, një ndeshje e tillë që mund të ngjallte kaq shumë interes, e në mënyrë të veçantë për kuqeblutë.

Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë. Një ndeshje pa tifozë

0

Incidenti i ndodhur në ndeshjen e kaluar Vllaznia- Skënderbeu, pikërisht pas mbarimit të saj me trajnerin e ekipit korçar Stanislav Levi, i ka kushtuar jo pak klubit shkodran. Komisioni i Disiplinës i mbledhur ditën e sotme në ambjentet e FSHF-së, pasi ka shqytuar pamjet filmike dhe raportin e vëzhguesit dhe delegatit të ndeshjes, ka vendosur ta ndëshkojë Vllazninë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë. Përveç kësaj, edhe tifozi që ka kaluar rrethimin dhe ka hyrë në pistën e stadiumit duke kërkuar të bëjë sherr me trajnerin e Skënderbeut, ndalohet të shkelë në stadium deri në fund të sezonit. Këto kanë qenë vendimet e Komisionit të Disiplinës që ndonëse janë kundërshtuar nga drejtuesit e Vllaznisë ngaqë vetëm topa bore ka patur sipas tyre në fillim në adresë të trajnerit kundërshtar, por më pas ka qenë ndihmësi i tij- Hysi ai që ka provokuar rëndë tifozët.

Mëkatet e kampionatit shqiptar po i vuan Kombëtarja

0
Opinion nga Gjon GJEKA U bënë disa vite që e ndjek futbollin nga afër, madje edhe më nga afër se sportdashësit, specialistët apo edhe kolegë e  gazetarë apo Tribuna VIP, duke qenë se kam disa vite që...

Vllaznia e mërzitur nga Apeli, por mbetet në këmbë

0

Vendimet e Komisionit të Apelit për t'i rikrhyer pikët Flamurtarit në kupë apo dhe faljen e pjesshme të fushës së Pogradecit, nuk janë pritur mirë në Shkodër. Nëse deri para këtij vendimi, kuqeblutë konsideroheshin më favoritë për kalimin në gjysmëfinale të KUpës së Shqipërisë ngaqë kishin 3 pikë më tepër se vlonjatët por tashmë këto dy skuadra janë në pozita të barabarta. Me nga 4 pikë secila, Flamurtari ndoshta është më favorit ngaqë kanë dy ndeshje për të luajtur në fushën e vet ndërsa Vllaznia vetëm një. Nga ana e klubit kuqeblu për momentin nuk ka patur asnjë reagim zyrtar duke mos dashur që të krijojnë polemika për këtë çështje. Por sigurisht që tek ata, duket qartë keqardhja për këtë vendim. Nëse drejtuesit e klubit nuk kanë folur, kanë vepruar ndryshe tifozët e shumtë të kësaj skuadre. ata në rrjete të ndryshme sociale por edhe në bisedat me to, shprehin keqardhjen e madhe për këto veprime të komisioneve të FSHF-së.

Rragami: Të ndryshojnë pagesat për lojtarët e rinj

0

Nga të gjithë është vlerësuar si më I miri në ndeshjen e fundit me Skënderbeun. Bëhet fjalë për mesfushorin 23 vjeçar shkodran Arsen Hajdari. Ky duket se është sezoni I shpërthimit të tij por ajo çfarë konstatohet është se pagesa  e këtij futbollisti është qesharake. Pikërisht për këtë arsye, specialisti I njohur I futbollit Ramazan Rragami, do ta ngrinte si çështje teksa do thoshte: “Mendoj se drejtuesit e klubit duhet t’I shikojnë disa gjëra. Nuk është aspak normale që një lojtar si Hajdari I cili po tregon një formë shumë të mirë, është nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, vazhdon të paguhet me 200-300 mijë lekë të vjetra në muaj ndërsa lojtarët e huaj që kanë ardhur tek Vllaznia të paguhen me mijëra euro.

Nikoll Gjergji: Kuqeblu, kujdes ndaj Kamzës!

0

Vllaznia duhet të bëjë shumë kujdes në ndeshjen me Kamzën. Ky është apeli që ish-futbollisti I saj në vitet ’60 Nikoll Gjergji ka lëshuar për trajnerin Rudi Vata dhe futbollistët aktualë të skuadrës shkodrane. Gjergji ndonëse në moshë, vazhdon të jetë aktiv edhe në rolin e trajnerit teksa me mikun e tij Gjovalin Colaj, stërvisin disa ekipe moshash në Shkodër. Veterani I futbollit shkodran, e ndjek rregullisht Vllazninë në çdo ndeshje. Sigurisht që ka qenë edhe në takimin e fundit që ajo zhvilloi ndaj Skënderbeut dhe në lidhje me këtë ndeshje, ai do thoshte: “Ndaj Skënderbeut pashë në fushë dy skuadra që dhuruan një futboll të bukur por nga ana tjetër, mendoj se të dy trajnerët gabuan taktikisht. Loja e të dy ekipeve ka qenë e përqendruar në mesfushë kryesisht dhe korçarët u duk qartë se kishin ardhur për të mos humbur ngaqë edhe një pikë u bënte punë. Vllaznia në njëfarë mënyre u pajtua me këtë mënyrë loje të kundërshtarit dhe pavarësisht se ushtroi presion, në manovrën sulmuese la për të dëshiruar, ndonëse disa raste u krijuan por që nuk u shfrytëzuan dot. Dhe po nuk shënove sigurisht që nuk mund të fitosh, prandaj dhe për ndeshjet e ardhshme, duhet rregulluar medoemos kjo gjë”.

Apeli “i prish humorin” Vllaznisë. I kthen tre pikët Flamurtarit

0

Ende nuk është zbardhur përfundimisht por Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, merret vesh që në mbledhjen e tij të fundit që ka përfunduar pak çaste më parë, ka vendosur që t'i kthejë tre pikët e hequra nga Disiplina ekipit të Flamurtarit në ndeshjet e kupës. Në këtë mënyrë, nëse deri më sot, skuadra vlonjate ka patur 1 pikë në renditje, pas kthimit të këtyre tre pikëve është ngjitur edhe ajo në kuotën e 4 pikëve. Po aq sa edhe Vllaznia. Ndryshimi është se Flamurtari në tre ndeshjet e mbetura, dy do t'i luajë në Vlorë ndaj Laçit dhe Skënderbeut ndërsa tjetrën në Shkodër. Kuqeblutë nga ana e tyre, do kenë këtë ndeshje në "Loro Boriçi" dhe dy të tjera në transfertë.