Vllaznia, nga kampionati shqiptar do vetëm Gilman Likën

0

Gjatë ditëve të fundit, në media janë përmendur shumë mundësi për marrjen e lojtarëve nga skuadra të kampionatit shqiptar. Por Vllaznia realisht duket se mendjen e ka vetëm tek një lojtar: Gilman Lika. Madje edhe për të, nuk është se mund të shpenzojë shumë sepse trajneri Vata nuk ka ndër mend të bëjë shpenzime të mëdha për merkaton. Flitet se shuma më e madhe që mund të shpenzohet për një lojtar, nuk do ta kalojë shifrën 25 mijë apo maksimumi 30 mijë euro.

Dinamo “provokon” Vllazninë: Ju mundim brenda në Shkodër!

0

Mund të duket vërtetë e çuditshme por është mëse realitet. Futbollistët e Dinamos po "provokojnë" ata të Vllaznisë me deklarata nga më të ndryshme ditët e fundit në media. Njëri thotë, "padiskutim që shkojmë për të marrë tre pikë në Shkodër", tjetri thotë "Vllaznia ka Vajushin, ne kemi Kulin" etj. Dinamovitët janë të fundit në renditje dhe deri tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm tre pikë duke zhvleftësuar dënimin e dhënë nga UEFA me të njëjtën kuotë pikës.

Vllaznia rrezikon sivjet me të rinjtë por fiton të ardhmen

0

Opinion

Nga Fatmir Paçrami

Vllazninë gjithmonë lojtarët e rinj e kanë ba. Jo më kot, është thanë që Shkodra prodhon talente. Këto vitet e fundit kanë ardhur shumë futbollistë të huaj apo dhe nga rrethet e tjera të vendit. Vllaznia nuk ka shumë nevojë për kaq lojtarë. Sigurisht që trajneri Vata po bën një punë të mirë me promovimin e këtyre lojtarëve të rinj por të mos harrojmë se duhet një gërshetim i këtyre lojtarëve me ata më të vjetrit.

Vllaznia, mbërrijnë dy serbët Boshkoviç e Jaksiç

0

Ditën e sotme do mbërrijnë në Shkodër dy futbollistë serbë, mbrojtësi Marko Boshkoviç dhe sulmuesi Marko Jaksiç. Ata do jenë për disa ditë në provë tek skuadra shkodrane dhe vetëm pas kësaj prove, stafi i Vllaznisë me në krye trajnerin Vata do vendosë nëse do qëndrojnë apo jo. Boshkoviç ka luajtur rregullisht në kampionatin serb të Superligës deri para pak ditësh kur është mbyllur faza e parë e tij. Ka qenë në fushë në 12 ndeshje për skuadrën e ti FK BSK Borca  duke luajtur nga 90 minuta të plota në secilën prej këtyre ndeshjeve.

Vllaznia, nesër vijnë dy serbë për provë

0

Tek skuadra e Vllaznisë do të vijnë nesër dy futbollistë serbë për provë. Njëri prej tyre luan në repartin e mbrojtjes pikërisht në qendër të saj dhe tjetri në sulm. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë skuadrës shkodrane të cilat theksojnë se të dy këta futbollistë do mbërrijnë nesër në Shkodër dhe të hënën do të nisin menjëherë stërvitjen me ekipin. Emrat e këtyre lojtarëve ende nuk janë zbuluar por thuhet se mbrojtësi është 29 vjeç dhe ka luajtur deri para një jave me një ekip të superligës serbe.

Trajneri Vata: Kroatin Pejiç nuk e dua tek Vllaznia

0

Rudi Vata në prononcimin e djeshëm për www.shkodrasport.com, u ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me merkaton e Vllaznisë. Po dje, në media është shkruar për mundësinë e marrjes së sulmuesit kroat Pero Pejiç nga Vllaznia megjithatë trajneri aktual I kuqebluve e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë gjë. “Mund t’u them se kjo nuk do ndodhë. Mua më kanë kontaktuar për mundësinë e marrjes së këtij lojtari por përgjigja ime ka qenë e menjëhershme dhe kategorike.

Rudi Vata: As Shaba, madje as Luka, tek Vllaznia vendos unë për merkaton

0

Pikërisht për të saktësuar njëherë e mirë se kush vendos tek Vllaznia në aspektin teknik të skuadrës, trajneri Rudi Vata edhe publikisht ka deklaruar: “njerëzit duhet ta ngulisin njëherë e mirë në kokë se tek Vllaznia për problemet e merkatos, për problemet e formacionit apo të tjera gjëra teknike që kanë të bëjnë me skuadrën, nuk vendos Kujtim Shaba që është adminstratori I klubit.

Gilman Lika: Mund të kthehem tek Vllaznia

0

Më në fund edhe vetë futbollisti e ka pranuar se mund të lëvizë nga Tirana. Gilman Likës duket se po i mbaron durimi duke pritur drejtuesit e Tiranës t'i japin paratë që i takon. Për këtë arsye, ai po mendon seriozisht largimin nga kjo skuadër. E ka pohuar edhe vetë këtë gjë në media dhe tashmë duhet parë se çfarë do ndodhë deri në fund të këtij muaji. "Mendoj se gjërat duhen parë më ndryshe tani e tutje.

Gjyqtarët, bojkot kampionateve. S’ka futboll këtë fundjavë!

0

Shoqata e Bashkimit te Arbitrave te Futbollit Shqiptar ne nje mbledhje te saj të zhvilluar ditën e sotme ka marre vendim per te bojkotuar te gjitha aktivitetet futbollistike te fundjaves. Te indinjuar nga dhuna e ushtruar ne Lac ndaj kolegut te tyre Lorenc Jemini dhe ne gjendje jo te mire psikologjike "xhaketat e zeza" te futbollit kane vendosur te mos i perdorin bilbilat dhe flamuret e tyre ne te gjitha ndeshjet ëeekand-it shqiptar te futbollit.

Muça: Na duhen tre pikët me Dinamon

0

Ka ardhur në fillim të këtij sezoni tek Vllaznia dhe në fillim pati jo pak pikëpyetje mbi talentin e këtij lojtari por me kalimin e javëve, Gentian Muça i ka bindur të gjithë dhe tashmë askush nuk e vë në dyshim faktin se ai e meriton fanellën e Vllaznisë. Vetë lojtari, vlerëson ambjentin që ka gjetur në Shkodër dhe mbështetjen që ka gjetur tek drejtuesit teksa thotë: "Që në momentin e parë që kam ardhur në Shkodër, dua të theksoj diçka që pritja dhe mbështetja e të gjithë drejtuesve të klubit ka qenë shumë e madhe për mua.