Incidenti i ndodhur në ndeshjen e kaluar Vllaznia- Skënderbeu, pikërisht pas mbarimit të saj me trajnerin e ekipit korçar Stanislav Levi, i ka kushtuar jo pak klubit shkodran. Komisioni i Disiplinës i mbledhur ditën e sotme në ambjentet e FSHF-së, pasi ka shqytuar pamjet filmike dhe raportin e vëzhguesit dhe delegatit të ndeshjes, ka vendosur ta ndëshkojë Vllazninë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë. Përveç kësaj, edhe tifozi që ka kaluar rrethimin dhe ka hyrë në pistën e stadiumit duke kërkuar të bëjë sherr me trajnerin e Skënderbeut, ndalohet të shkelë në stadium deri në fund të sezonit. Këto kanë qenë vendimet e Komisionit të Disiplinës që ndonëse janë kundërshtuar nga drejtuesit e Vllaznisë ngaqë vetëm topa bore ka patur sipas tyre në fillim në adresë të trajnerit kundërshtar, por më pas ka qenë ndihmësi i tij- Hysi ai që ka provokuar rëndë tifozët. Megjithatë, të gjitha këto pretendime nuk janë marrë parasysh dhe për rrjedhojë, Vllaznia është dënuar të luajë një ndeshje pa tifozë në fushën e saj. Në këtë mënyrë, ndeshja e rradhës, ajo e së dielës ndaj Kamzës, do luhet pa praninë e spektatorëve. Pak e habitshme kjo gjë megjithatë, anëtarët e Disiplinës kanë vendosur në këtë mënyrë dhe drejtuesit e klubit shkodran janë të detyruar ta zbatojnë këtë vendim.

www.shkodrasport.com