Shfaqet gjermani Ulrich Shulze: Vllazni, jam gati të rikthehem!

0

Pas një përvoje jo shumë të mirë gati gjashtë më parë, gjermani Ulrich Shulze dëshiron të kthehet sërish tek Vllaznia. Për ta drejtuar atë nga pankinë. Për të vazhduar kësisoj punën e lënë në mes në sezonin 2006-07. Pikërisht për këtë arsye, ai përmes një miku të tij në Shkodër, ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet sërish e të drejtojë skuadrën shkodrane. Lajmin e ka konfirmuar Armando Lohja, njeriu që mban lidhje prej kohësh me Shulzen dhe që I ky I fundit e ka autorizuar për të biseduar me drejtuesit e klubit në lidhje me këtë mundësi.

Shkodrani Bekim Bala i jep kupën Tiranës me golin e shënuar

0

Sulmuesi shtatëlartë shkodran Bekim Bala i ka dhënë kupën ekipit të Tiranës me golin që ka shënuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj Skënderbeut të Korçës. 21 vjeçari ka shënuar me kokë në minutat shtesë të ndeshjes duke i dhënë fitoren bardhebluve me rezultatin 1-0. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi pa gola. Në shifra të njëjta edhe shtesa e parë 15 minutëshe por me fillimin e shtesës së dytë, ka qenë pikërisht Bala ai që ka shfrytëzuar një top të ardhur nga e djathta dhe e ka dërguar atë në rrjetë. Në këtë mënyrë, ish-sulmuesi i Vllaznisë pasi i ka dhënë Tiranës Superkupën në muajin gusht pikërisht me golin e shënuar në Korçë dhe tashmë i jep edhe Kupën e Shqipërisë.

Partizani- Vllaznia, çerekfinalja e kampionatit të të rinjve

0

Nesër startojnë në Tiranë ndeshjet e fazës finale të kampionatit kombëtar të të rinjve në basketboll. Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që këtë fazë finale këtë herë ta zhvillojë në kryeqytet dhe në të marrin pjesë tetë ekipet më të mira të vendit. Sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia do të luajë ndaj Partizanit, ndeshje e cila do luhet nesër pasdite në orën 18.00. Përveç kësaj ndeshje, do luhen edhe tre takimet e tjera çerekfinale, Tirana- Teuta, Virtus Tirana- Pogradeci dhe Skënderbeu- Superior Klima.

Rudi Vata: Grima u bë pjesë e pazareve në kurriz të Vllaznisë

0

Rudi Vata rikthehet të flasë për Vllazninë, duke rikonfirmuar edhe një herë tjetër akuzat ndaj drejtuesve të klubit. “Shpresoj të më hedhin në gjyq, pasi do t’ua çjerr maskën të gjithëve. Edhe ai, drejtori teknik Grima, i cili bënte naivin, u bë pjesë e pazareve. Me mua nuk kishte asnjë shans që t’i luanim Skënderbeut me ekipin e dytë. Do t’i merrja pikë, ashtu siç i bëra Teutës dhe Tiranës”. Këto, por jo vetëm, Vata i rrëfen në intervistën për “Panorama Sport”, nëpërmjet linjës telefonike nga Skocia.

Vllaznia, kampione e Shqipërisë në garat e sotme për të rinj

0

Pasditen e sotme në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" është zhvilluar kampionati kombëtar në atletikë për të rinj. Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë edhe për këtë moshë duke treguar një dominim të plotë ndaj kundërshtarëve të saj. Fakti që ekipi shkodran ka grumbulluar plot 113 pikë më shumë se vendi i dytë, e tregon më së miri epërsinë e tij. Kjo epërsi është vënë re edhe në garat inviduale ku janë shpallur disa kampionë nga Vllaznia dhe pikërisht Mario Shestani, Bajram Muça, Lulëzim Çengeli, Xhaneto Zefi, Kliti Tula, Izmir Smajlaj apo dhe dy stafetat 4x100 me dhe 4x400 m. Rezultatet teknike të këtyre kampionëve kanë qenë këto:

Ramazan Rragami apel politikës: Larg duart nga futbolli!

0

Të shtunën ka vendosur ta braktisë stadiumin “Loro Boriçi” pikërisht atëherë kur rezultati ishte 2-2. Nuk I ka parë skenat e fundit megjithatë Ramazan Rragami   ndjehet shumë I dëshpëruar për ato çfarë ndodhën në takimin Vllaznia- Shkumbini. Në një prononcim të tij për Televizionin Rozafa në "Sport Arena” ai do fliste ashpër në lidhje me këtë ndeshje. “Jam larguar nga stadiumi disa minuta para fundit sepse e kuptova se çfarë po ndodhte. Madje mund të them se isha I fundit që e kuptova sepse para meje, ishin larguar nga stadiumi edhe disa ish-futbollistë të tjerë të Vllaznisë. Nuk është e mira të ndodhin gjëra të tilla. “Marr në mbrojte Shabën dhe Grimën, ndoshta dy njerëzit më të përfolur për këtë gjë, sepse  di mirë se ata nuk kanë gisht në atë çfarë ndodhi. Ata mund të kenë marrë urdhër. Po thuhet se ka ndërhyrë politika. Nuk është e mira të ndodhë kështu.

Trajneri i ardhshëm, asnjë lëvizje tjetër tek Vllaznia

0

Pas takimit të parë me Shpëtim Duron, një nga kandidatët për trajner të Vllaznisë, drejtuesit kuqeblu ende nuk kanë zhvilluar asnjë takim tjetër. Të martën pasdite nënkryetari I Bashkisë Troshani, administrator Shaba dhe drejtori sportiv Grima kanë qenë në Tivar për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së femrave në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë ditën e djeshme, në Shkodër ka patur vizita të disa delegacioneve të huaja dhe për rrjedhojë nënkryetari Troshani ka qenë gjithë kohën I angazhuar me to, duke mos pasë mundësi t’I kushtohet Vllaznisë. Në këtë mënyrë, sot ndoshta do jetë takimi I dytë me ndonjërin nga kandidatët për trajner të skuadrës shkodrane.

Katër futbollistë shkodranë me Shpresat për turneun e Austrisë

0

Trajneri i kombëtares U-21 të Shqipërisë Skënder Gega ka publikuar sot listën e lojtarëve të ekipit të tij që do të marrë pjesë në turneun miqësor që do të zhvillohet në Austri kundër ekipeve të Ukrainës dhe Maqedonisë në datat 21-25 maj. Në këtë listë, bien në sy edhe emrat e dy futbollistëve të Vllaznisë, pikërisht mesfushorit Edon Hasani dhe sulmuesit Sindrit Guri. Hasani në fakt vjen pas një dëmtimi të gjatë por është i njohur nga trajneri Gega për aftësitë e tij sepse prej kohësh është pjesë e këtyre ekipeve kombëtare të moshave, ndërsa thirrja e Gurit është paksa surprizë sepse ai është vetëm 18 vjeç por trajneri duket se ka evidentuar vlera të mira tek ky futbollist dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Klubi Vllaznia: Negociatat për trajnerin nisin sot

0

Nëse Shpëtim Duro e ka bërë thuajse të kryer marrjen e pankinës së Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, nuk mendojnë kështu drejtuesit e klubit shkodran. Ata kanë zhvilluar sot një takim, në fund të të cilit kanë dalë me një komunikatë për shtyp në të cilën thuhet konkretisht: "K.F. Vllaznia sh.a. njofton fillimin zyrtar të negociatave për trajnerin e ri të ekipit të parë, i cili do të ketë një rol kyç në ndërtimin e skuadrës per sezonin 2012-2013. Këshilli Mbikqyrës ka autorizuar drejtuesit e K.F. Vllaznia sh.a. të fillojne takimet me trajneret e interesuar per postin e timonierit te Vllaznise. Takimet do te jene me trajnerë shqiptarë apo të huaj, brenda apo jashte Shqiperise per te bere zgjedhjen me te mire te mundshme per nje Vllazni e cila kete sezon duhet te jete pretendente per trofete e sezonit.

Drejtuesit e Vllaznisë takim me Shpëtim Duron pasditen e sotme

0

Ashtu siç kishin paralajmëruar paraditen e sotme, drejtuesi e klubit shkodran kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Madje kanë nisur edhe takimet dhe i pari me të cilin është folur ka qenë trajneri Shpëtim Duro. Ashtu siç flitej, takimi ishte lënë me të që ditën e djeshme dhe palët janë takuar. Kjo bëhet e ditur zyrtarisht dhe nga ana e klubit shkodran që ka vendosur të jetë transparent me çdo lëvizje që do bëhet për këtë qëllim.Sipas asaj që bën të ditur klubi teksa thotë: "Kryetari i Keshillit Mbikqyres te K.F. Vllaznia sh.a. Ridvan TROSHANI, i shoqeruar nga Administratori Kujtim SHABA dhe Drejtori Sportiv Armir GRIMA kane nisur menjehere takimet per perzgjedhjen e trajnerit te Ekipit te Pare per sezonin futbollistik 2012- 2013.