Pasditen e sotme në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” është zhvilluar kampionati kombëtar në atletikë për të rinj. Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë edhe për këtë moshë duke treguar një dominim të plotë ndaj kundërshtarëve të saj. Fakti që ekipi shkodran ka grumbulluar plot 113 pikë më shumë se vendi i dytë, e tregon më së miri epërsinë e tij. Kjo epërsi është vënë re edhe në garat inviduale ku janë shpallur disa kampionë nga Vllaznia dhe pikërisht Mario Shestani, Bajram Muça, Lulëzim Çengeli, Xhaneto Zefi, Kliti Tula, Izmir Smajlaj apo dhe dy stafetat 4×100 me dhe 4×400 m. Rezultatet teknike të këtyre kampionëve kanë qenë këto:
100m Mario Shestani Vllaznia 11”04
110m/p Bajram Muço Vllaznia 15”11
200m Mario Shestani Vllaznia 22”57
400m Lulëzim Çengeli Vllaznia 51”64
400m/p Xhaneto Zefi Vllaznia 57”74
Trehapësh Kliti Tula Vllaznia 13.48m
Së gjati Izmir Smajlaj Vllaznia 6.86m
4x100m Vllaznia 45”87
4×400 Vllaznia 3’45”14
Edhe sportisti më i mirë i kampionatit ka dalë nga ekipi shkodran dhe ai është Izmir Smajlaj. Ndërsa renditja ekipore në fund të garave ka qenë kjo:
Renditja ekipore:
1.Vllaznia                  146 pikë
2.Mjeshtëria Durrës      33 pikë
3.Skënderbeu             22 pikë