Nëse Shpëtim Duro e ka bërë thuajse të kryer marrjen e pankinës së Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, nuk mendojnë kështu drejtuesit e klubit shkodran. Ata kanë zhvilluar sot një takim, në fund të të cilit kanë dalë me një komunikatë për shtyp në të cilën thuhet konkretisht: “K.F. Vllaznia sh.a. njofton fillimin zyrtar të negociatave për trajnerin e ri të ekipit të parë, i cili do të ketë një rol kyç në ndërtimin e skuadrës per sezonin 2012-2013. Këshilli Mbikqyrës ka autorizuar drejtuesit e K.F. Vllaznia sh.a. të fillojne takimet me trajneret e interesuar per postin e timonierit te Vllaznise. Takimet do te jene me trajnerë shqiptarë apo të huaj, brenda apo jashte Shqiperise per te bere zgjedhjen me te mire te mundshme per nje Vllazni e cila kete sezon duhet te jete pretendente per trofete e sezonit. Pavaresisht asaj cfare eshte shkruar me media, eshte vetedeklaruar nga trajnere ne detyre ose jo, vetem sot, diten e hene 14 maj 2012 kane filluar negociatat zyrtare per caktimin e trajnerit te ri te Vllaznise. Ky eshte nje proces ne mes paleve te interesuara, nga njera ane K.F. Vllaznia sh.a. dhe nga ana tjeter trajneret qe mendojne se kane rekuizitet e nevojshme per pankinen kuqezi. Te gjithe keta trajnere qe jane te interesuar, mund te kontaktojne me Klubin.
Si deri me sot, K.F. Vllaznia do te jete e hapur me publikun dhe me mediat edhe gjate procesit te emerimit te trajnerit te ri. Sa here ta gjykojme te arsyeshme se ka dicka qe duhet bashkendare me tifozet, opinionin jo vetem sportedashes por edhe me gjere, me mediat locale apo kombetare, ne do te komunikojme permes linjave zyrtare. Miqesisht, do ti kerkonim mediave te jene te duruara ne nisje te ketij procesi shume te rendesishem dhe te presin vendimmarrjen e K.F. Vllaznia sh.a. per kete ceshtje, e cila do te jete me e mira e mundshme dhe ne interes te Vllaznise”. Kaq është ajo çfarë thuhet në komunikatën e klubit shkodran. Negociatat kanë filluar. Se çfarë do ndodhë të presim. Do jetë Shpëtim Duro apo ndonjë tjetër, kjo mbetet për t’u parë.