Pas një përvoje jo shumë të mirë gati gjashtë më parë, gjermani Ulrich Shulze dëshiron të kthehet sërish tek Vllaznia. Për ta drejtuar atë nga pankinë. Për të vazhduar kësisoj punën e lënë në mes në sezonin 2006-07. Pikërisht për këtë arsye, ai përmes një miku të tij në Shkodër, ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet sërish e të drejtojë skuadrën shkodrane. Lajmin e ka konfirmuar Armando Lohja, njeriu që mban lidhje prej kohësh me Shulzen dhe që I ky I fundit e ka autorizuar për të biseduar me drejtuesit e klubit në lidhje me këtë mundësi. “Shulze gjithnjë ka dashur të informohet për Vllazninë dhe shpesh më ka kërkuar informacione për ecurinë e saj. Kjo tregon se ai është ende shumë I lidhur me këtë skuadër dhe me këtë qytet. Pikërisht për këtë arsye, por kur edhe ka mësuar ditët e fundit se klubi shkodran po kërkon trajner dhe drejtuesit e tij janë të hapur për trajner vendas apo të huaj, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në krye të Vllaznisë duke menduar se do të bëjë gjëra të mira me të, duke vazhduar njëkohësisht punën e lënë në mes 6 vjet më parë me këtë skuadër. Ai më ka autorizuar t’ua paraqesë këtë kërkesë apo dëshirë nëse mund të themi, drejtuesve të klubit sepse e ka marrë seriozisht këtë gjë dhe dëshiron të vijë sërish në Shqipëri për të punuar”-ka thënë Lohja. Ky I fundit ka qenë pjesë e klubit shkodran në periudhë që Shulze punoi tek Vllaznia dhe lidhja me të ka vazhduar. I pyetur, nëse këtë dëshirë të trajnerit gjerman ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit, ai ka thënë: “Sigurisht që ua kam bërë të ditur. Unë desha ta çoj deri në fund kërkesën e Shulzes. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë tashmë të shkruar mbi tavolinën e tyre edhe emrin e tij dhe nëse  binden për të, sigurisht që do jenë etapa të tjerë që do vendosin për këtë gjë. Atij mbi të gjitha I pëlqen fakti që klubi tashmë drejtohet nga Bashkia dhe bashkë mund të fillojnë një projekt afatgjatë, pikërisht atë projekt që ai nisi 6 vjet më parë për të rinovuar skuadrën dhe për të promovuar futbollistët e rinj që Shkodra I ka me shumicë”. Gjërat tashmë janë të qarta. Numri I trajnerëve që shprehin dëshirën për të marrë Vllazninë, shtohet çdo ditë. Ulrih Shulze nuk është një I panjohur. Ai erdhi në verën e vitit 2006 për herë të parë në Shqipëri. Vllazninë sapo e kishte marrë Valter Fushaj, që në përpjekjet e tij për të ndërtuar një skuadër pretendente, I besoi një të huaji me shumë përvojë. I sugjeruar nga Uliks Kotrri, ish-futbollist I Vllaznisë, ai nisi punë me kuqeblutë dhe pavarësisht ndonjë problemi të shfaqur, filloi të merrte pikë. Megjithatë ndonjë disfatë në ndeshjet e Shkodrës dhe humbja në ndeshjen e fundit të fazës së parë të atij kampionati, në Durrës ndaj Teutës, qe fatale për fatin e tij pasi u shkarkua nga ana e presidentit Fushaj. Ulrih Shulze megjithatë nisi një punë jo t ë vogël në atë periudhë për promovimin e lojtarëve të rinj. Megjithatë nuk qëndroi shumë më shumë se katër e muaj në krye të kësaj skuadre. 65 vjeçari nga Magdeburgu dëshiron të drejtojë sërish Vllazninë. Ai ka bërë të qartë se e ka mbaruar kontratën me ekipin U-19 të qytetit të tij të lindjes dhe është I gatshëm të firmosë me këdo skuadër tjetër. Gjithnjë nëse në Shkodër e duan, ai është I gatshëm të vijë menjëherë.
Gjergj KOLA