Ardit Krymi është një nga lojtarët e talentuar shkodran. Mesfushori në një lidhje me “Fan Zone”, u shpreh se nuk është bërë pishman që ka luajtur me Vllazninë edhe në Kategorinë e Parë. Gjithashtu Krymi foli edhe për të ardhmen, por edhe ngacmimet me Abazajn, Dokën dhe Krasniqin.

“Kemi disktuar më shumë për Kategorinë Superiore dhe jam ngacmuar më shumë me Dokën pas I thotë që e kam marrë titullin.

Kam pasur kontratë deri në 2020, por besoj se rënia nga Kategoria e bëri që të qendroja deri tani. Nuk jam bërë pishman për Vllaznisë dhe isha pjesë e skuadrës që ra e kam qendruar për ta ngjitur aty ku I duhet. Vllaznisë I mungon vetëm një presidet për të qenë aty ku I takon të jetë.

Ndeshjet brenda kanë ndikuar episodetet që nuk kemi marrë rezultate pozitive pasi kemi bërë ndeshje të mira”.

E ardhmja? “Ia kam lënë në dorë menaxherit, por do të flas me Vllazninë normalisht. Presim të mbarojë kampionati e pastaj të shikojmë çfarë do të ndodhë”.

Stërvitja? “Jemi mundur të stërvitemi me aq sa kemi mundësi. Kemi dal pak, por është e kot kur nuk stërvitesh me grupin”.

Ngacmimet? “Normalisht që kemi pasur dhe i kam thënë Dokës që do të fitojmë brenda në Tiranë. Mendoj se me 90% Tirana e ka marrë titullin kampion, ndërsa Kukësi ka 10% për të fituar titullin. Vllaznisë i duhet shumë punë dhe do ndryshime të mëdha për të luftuar për titullin kampion, por mendoj se jemi në rrugën e duhur”.