Kategoria e Dytë do të luajë sot plot 6 sfida. 5 nga këto ndeshje do të jenë të grupit A, ndërsa tjetra është sfidë e grupit B.

Pikërisht nga grupi B, në fushë do të zbresin Luftëtari dhe Pogradeci. Gjirokastritët ndodhen në vendin e 2-të me 47 pikë, ndërsa Pogradeci i trajnerit Samuel Nikaj me 48 të tilla mban kreun e renditjes. Një sfidë direkte për vendin e parë, e cila luhet në kuadër të javës së 19-të.

Në krahun tjetër, grupi A vjen me plot 5 sfida.Veleçiku do të presë në shtëpi Adriatikun, ndërsa skuadra e Besëlidhjes do të presë në Lezhë, Gramshin.

Në ndeshjen e tjera Valbona luan në transfertën e Naftëtarit, ndërsa Iliria pret Albanët në shtëpi. Në sfidën tjetër, Tërbuni do të përballet me Sopotin.

Të gjitha këto sfida të Kategorisë së Dytë, do të luhen paralel, duke startuar nga ora 15:00.