Carlo Ancelotti u shfaq i kënaqur pas fitores së shumëvuajtur të Real Madridit në San Sebastián. Ai foli për Güler, të cilin e lavdëroi dhe parashikoi që Militao e Courtois do të kenë një shans për të qenë të rëndësishëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Arda Güler – “Mendoj se të gjithë ata që kanë luajtur më pak kanë bërë shumë mirë, si Arda, Dani, Fran… Ata kanë luftuar për formacionin, Arda gjithashtu ka shënuar një gol. Do të jetë lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Nuk ka dyshim se do të jetë këtu me ne edhe sezonin e ardhshëm.

Loja e Modric – “Në ndeshjet e fundit ai ka treguar gjendje fizike optimale. Luka e mbajti topin shumë mirë në pjesën e dytë, pas presionit të fortë nga kundërshtari në të parën. Gjendja e tij është spektakolare, qartësisht mund të luaj të martën në Mynih.

Partneri i Rüdiger në Gjermani – “Duhet të shikoj formacionin për të martën. Sot Militao u rikthye, duke filluar dhe bërë shumë mirë. Këto janë të gjitha opsionet që ne kemi dhe që do t’i vlerësojmë në ditët në vijim”.

Militao dhe Courtois kundër Bayernit – “Ato janë opsione, le të shohim nëse Thibaut mund të jetë kundër Cádiz. Ne do ta shohim atë hap pas hapi. Militao ka treguar se mund të kthehet në nivelin e tij më të mirë, tani ka më shumë kohë për t’u përmirësuar. Jemi shumë të lumtur në këtë drejtim”.

Formacioni dhe rotacionet – “E kuptoj që të gjithë menduan se erdhëm këtu për shëtitje, por lojtarët e mi jo, prandaj jam shumë krenar për ta. Të gjithë ata që luajtën treguan përkushtim, qëndrim dhe dëshirë për të marrë fitoren dhe ruajtur dinamikën e mirë. I falënderoj, sepse kanë formë spektakolare. Na kanë edhe 4 pikë ta përfunduar misionin. Jemi vërtet shumë afër fitimit të titullit në La Liga”.