Presidenti i nderit te Bayern Munich, Uli Hoeness ka konfirmuar lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për trajnerin e ardhshëm të ekipit, pas largimit të Thomas Tuchel në fund të këtij sezoni.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet ai theksoi se është e vërtetë që po negociojnë me Rangnick, ndërsa shtoi se vendimi do të merret brenda një jave.

Po, është e vërtetë, ne jemi duke negociuar me Rangnick. Mendoj se do të marrim një vendim brenda një jave“-deklaroi Hoeness.