Vllaznia merr edhe premion e fitores së fundit me Kukësin

0

Ashtu si një javë më parë, ka ndodhur edhe sot. Presidenti I Vllaznisë Agron Çela në pamundësi për të I pranishëm në seancën stërvitore të pasdites për t’I dhënë skuadrës shpërblimin e premtuar për fitoren me Kukësin, ka dërguar një përfaqësues të tij për ta bërë këtë gjë. Ka qenë Sokol Lekaj, drejtori I Grand Hotel “Europa” ai që ka mbërritur pasdite para fillimit të stërvitjes në fushën sportive “Reshit Rusi” me zarfin në dorë të cilin ia ka dorëzuar kapitenit Amarildo Belisha.

Raportet e Uefa-s për trukimet në Shqipëri, dalin emra lojtarësh

0

Raportet e UEFA-s për përfshije të ndeshjeve në baste, sa vijnë e shtohen për ekipet e Kategorisë Superiore. Për muajin nëntor dhe dhjetor kanë ardhur disa ndeshje të klasifikuara si të tilla. Kanë qenë burime në institucionin e futbollit që kanë konfirmuar një fakt të tillë. Mësohet se janë të paktën 5 çifte për ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës që kanë mbërritur në zyrat e institucionit të futbollit. Gjithsesi sërish ndeshjet nuk bëhen publike por në tërësi janë pothuajse të gjitha skuadrat e superiores të përfshira në këtë vorbull. SportRadar që merret për llogari të UEFA-s, duke hetuar ndeshjet e përfshira në baste këtë herë ka filluar të bëhet më i gjallë.

Bushati: Rëndësi kishte marrja e tre pikëve. Loja jo aty ku duhet

0

Trajneri i Vllaznisë Artan Bushati është parë tejet i lumtur pas ndeshjes së mbrëmshme. Nën drejtimin e tij, Vllaznia në dy ndeshje ka marrë pikët maksimale- 6 dhe tashmë sheh përpara. Ai thotë se loja ndaj Kukësit nuk ka qenë në nivelet e duhura por për momentin duheshin pikët dhe loja do vijë duke u rregulluar në të ardhmen.Ja si është shprehur ai në konferencën për shtyp të pasndeshjes:

Agron Çela: Kjo është Vllaznia që premtuam

0

Pas të parës ka patur shumë emocione sepse ka qenë rikthimi I tij pranë Vllaznisë. Përpos kësaj ishte një fitore ndaj skuadrës kampione në fuqi dhe kryesueses aktuale të kampionatit dhe si rrjedhojë, përderisa luhej në transfertë kishte vlera të mëdha. Por Agron Çela ka patur të njëjtat emocione edhe parmbrëmë, madje shumë më të madhe se në Korçë. Arsyeja ka qenë e thjeshtë. Pragndeshja kishte sjellë një atmosferë krejt ndryshe në stadium në krahasim me ndeshjet e pjesës tjetër të sezonit. Karnevale, fishekzjarre dhe festë kudo në ambjentet e “Loro Boriçit”.

Kjo është një Vllazni krejt ndryshe

0

Opinion nga Tonin Frroku


Dy ndeshje gjashte pike.Jane vetem fillimi i nje Vllaznie krejt ndryshe.Nga ajo e fazes se pare.Gjashte pike ne dy ndeshje nuk eshte se jane shume per nje ekip si Vllaznia.Por,sikurisht qe nuk jane pak per nje Vllazni qe te pakten ne keto dy sezonet e fundit nuk ka ken ajo skuadra e madhe e futbollit tone.Por,ajo qe eshte me kryesorja gjashte pike ne dy ndeshje te luajtura kane bere ate qe stadiumi i qytetit me te madh verior te vendit te duket tejet i vogel.

Vllaznia mund 1-0 Kukësin dhe feston me madhështi ditëlindjen

0
Festë në Shkodër, fiton Vllaznia, kënaqen tifozët dhe ditëlindja e 94-të e klubit, kalon në mënyrën më të mirë të mundshme.Kastriot Rexha, sulmuesi shtatlartë...

Vllaznia, një fitore për 94 vjetorin e lindjes së saj

0
Dita e sotme do jetë e veçantë për Vllazninë. Ajo do të luajë ndaj Kukësit, një ndeshje që konsiderohet shumë e vështirë...

Vllaznia një fitore sot për 94 vjetorin e krijimit të saj

0
Dita e sotme do jetë e veçantë për Vllazninë. Ajo do të luajë ndaj Kukësit, një ndeshje që konsiderohet shumë e vështirë por edhe...

Ivan Deliç, dasëm, Shën Valentin e ditëlindje, një muaj i ngarkuar

0

Shkurti ka qenë një muaj vërtetë i ngarkuar për mesfushorin malazez të Vllaznisë Ivan Deliç. Më 3 shkurt ka patur ceremoninë e dasmës së tij. Më 14 shkurt, festa e të dashuruarve- Shën Valentin ndërsa sot, ka patur ditëlindjen. Ka mbushur 27 vjeç dhe me këtë rast përpara stërvitjes ka qerasur të gjithë shokët e ekipit dhe stafin drejtues. Ditë të ngjeshura për mesfushorin malazez në mes gëzimeve por edhe problemeve me dëmtimet e tij. Ai siç dihet u pat dëmtuar në një ndeshje miqësore të Vllaznisë në Mal të Zi dhe që atëherë nuk ka qenë në formën e tij më të mirë.

Braziliani Figueiredo s’bind, largohet nga Vllaznia

0

Një nga tre blerjet e Vllaznisë në merkaton e janarit, pikërisht braziliani Bruno Figueiredo, nuk ka bindur stafin drejtues të saj dhe është larguar nga rradhët e kuqebluve. Mesfushori me tipare sulmuese I ardhur nga Brazili I largët, dje pasdite nuk ka qenë I pranishëm në stërvitjen e skuadrës shkodrane. Pjestarë të stafit drejtues të pyetur në lidhje me këtë mungesë të tij, kanë lënë të kuptohet se ai është drejt largimit. Nuk merret vesh nëse është nisur apo është në pritje të datës se kur I është prerë bileta e kthimit për në Brazili megjithatë ai nuk konsiderohet më pjesë e planeve të trajnerit Bushati.