Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Vllaznisë

Opinion nga Redan BushatiQë Shpëtim Duro nuk është më kryepankina shkodrane, këtë nuk e pohoj unë, por... vetë klubi i futbollit «Vllaznia». Një gjë të tillë mund ta vërtetojnë secili prej jush, që “Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Vllaznisë dhe Këshilli i Trajnerëve është jashtë funksionit”.
Në Shkodër ka dyshime. Në Krujë, Vllaznia ka lënë dy gola e parë

Komisioni i Etikës: Vazhdojmë hetimet për trukimin e ndeshjeve

Zhurma e krijuar në media për trukimet e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, apo dhe raportet që vijnë nga UEFA e FIFA, kanë vënë në lëvizje edhe Komisionin e Etikës, organin që FSHF ka krijuar enkas për këtë qëllim. Ky komision pikërisht sot ka dalë me një deklaratë për mediat ku thuhet:
"Komisioni i Etikes se FSHF i mbledhur sot ne date 6 Dhjetor 2012 ne mbledhjen e tij te rradhes dhe shqyrtoi materialet te cilat jane objekt gjykimi nga ky Komision.
Ferid Borshi: Kjo është një Vllazni e çuditshme që s’merret vesh

Vendi I tetë në fundin e fazës së parë të kampionatit dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, I ka zhgënjyer të gjithë në Shkodër. Tifozë, drejtues por edhe ish-futbollistë të Vllaznisë, ndjehen jo pak keq kur e shohin skuadrën e tyre të vuajë. Ferid Borshi, një nga emrat e njohur të Vllaznisë së viteve ’80 dhe që pak ditë më parë bashkë me veteranët e tjerë të Vllaznisë fitoi edhe kupën “Pavarësia” që u zhvillua në Vlorë, ndjehet keq kur e sheh atë të vuajë. Sipas logjikës së tij, mundohet të bëjë edhe një analizë të ecurisë së saj duke u ndalur konkretisht tek dy takimet e fundit.
Agim Medja: Zgjidhja nuk është largimi i trajnerit Duro

Agim Medja, ish-sekretari i klubit të futbollit Vllaznia, në një emision sportiv në një prej mediave lokale ka analizuar problematikat që ka pasur kjo skuadër gjatë kësaj periudhe. Për Medjan, largimi i një tekniku dhe zëvendësimi i tij me një tjetër nuk mund të ishte zgjidhja më e mirë për momentin, gjithmonë nëse stafi teknik me Duron në krye e ka gjithçka nën kontrollin e vet. Një deklarim të tillë, Duro e ka theksuar në gjithë daljet e tij para mediave. Kjo, sipas Medjas, do të ishte e mjaftueshme që tekniku të vijonte punën e tij, por gjithmonë nëse nuk ka një ftohje të marrëdhënieve të tij me drejtuesit e tjerë.
Troshani porosi Gjyrezit: Llogarit, kostot e largimeve!

Vllaznia, të enjten ndahet “shapi nga sheqeri” për Duron & Co

Për trajnerin Shpëtim Duro dhe disa prej futbollistëve që përfliten, dje nuk ka pasë asnjë takim. Tashmë do jetë dita e enjte shumë vendimtare për Vllazninë. Pikërisht këtë ditë do të zhvillohet edhe analiza e shumëpritur e drejtuesve të lartë të klubit shkodran, me stafin drejtues dhe atë teknik. Vendimi është marrë ditën e djeshme. Në fakt pritej që të kishte një takim të nënkryetarit të Bashkisë Troshani dhe administratorit Gjyrezi me kryebashkiakun- president Luka. Të paktën kështu kishte deklaruar një ditë më parë vetë numri 2 I këtij institucioni.
Dritan Smajli, i vetmi pjestar i Vllaznisë në “11-shen më të mirë”

Mbrojtësi Dritan Smajli është i vetmi futbollist i ekipit të Vllaznisë që ka fituar një vend në anketën e "11-shes më të mirë të fazës së parë" të kampionatit. Kjo anketë është organizuar nga gazeta "Sport Ekspres". Ajo ka marrë mendimet 3 trajnerëve të 13 skuadrave të Superligës (nuk ka votuar vetëm Rubio i Flamurtarit). Ai është vlerësuar si mbrojtësi i djathtë më i mirë teksa fituesit e tjerë kanë qenë:
Vllaznia, ofertë Armando Cungut për stolin kuqeblu?

Duro vazhdon punën… derisa sa të zhvillohet analiza

Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro vazhdon të jetë në krye të detyrës së tij. Të paktën deri në momentin kur do të zhvillohet analiza e drejtuesve të klubit në lidhje me gjithçka ka ndodhur nga muaji qershor kur ka nisur puna për këtë ekip dhe deri tani. Një analizë e tillë, bëhet e ditur se do të zhvillohet brenda dy javëve të ardhshme. Ajo mund të bëhet edhe më shpejt, kjo varet nga mënyra sesi duan t'i bëjnë punët drejtuesit e klubit. Skuadra shkodrane sot mund të zbresë në vendin e nëntë në renditje dhe një pozicionim i tillë është i papranueshëm për një skuadër që është ndërtuar për të qenë pretendente.