Portieri Vujadinoviç “heroi” i Vllaznisë në barazimin e sotëm

0

Nëse Vllaznia ia doli të merrte një pikë sonte ndaj Flamurtarit, përveç sulmuesit Rexha që shënoi dy gola, të fundit pikërisht në minutën e 95-të, meritën më të madhe natyrisht që e ka portieri Miroslav Vujadinoviç. Ai ka qenë "heroi" i Vllaznisë në këtë takim. Ka neutralizuar disa gola të sigurtë duke lënë në lojë skuadrën e tij. Kronika e lojës e vërteton këtë. Në minutën e parë Memelli gjuan nga jashtë zone dhe portieri malazez pret në pozicion.

Presidenti Gjika i Flamurtarit, dorëheqje para Vllaznisë?

0

Në një media sportive shqiptare ditën e sotme është raportuar se presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vlorës, ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të këtij klubi. Arsyeja sipas tij janë ndëshkimet e vazhdueshme të gjyqtarëve dhe përkrahja e hapur e tyre për ta nxjerrë sërish kampion Skënderbeun. "Panorama Sport" në intervistën e sotme me z. Gjika ka zbuluar se pakënaqësitë e tij kanë të bëjnë me dy gola të korçarëve që thuhet të kenë qenë në pozicion jashtë loje në ndeshjen e fundit, të fituar 3-1 nga ata me vlonjatët.

Vllaznia, formacioni anti- Flamurtari ende enigëm

0

Një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Flamurtarin, askush në kampin shkodran nuk e di se cilët futbollistë do hedh në fushë trajneri Shpëtim Duro. Gjatë kësaj jave ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje kontrolli me ekipin ashtu siç ka bërë zakonisht në pragndeshjet e tjera. Në kushte të tilla, me përjashtim të 5-6 futbollistëve që e kanë të sigurtë formacionin, të tjerët janë në mëdyshje.

Shpëtim Duro projekton një Vllazni ndryshe kundër Flamurtarit

0

Në takimin e nesërm ndaj Flamurtarit, pritet të ketë lëvizje në formacion, në sulm dhe në mbrojtje. Nga ajo që mësohet, dy sulmuesit kryesorë Hysa dhe Rexha mund ta nisin nga stoli ndeshjen e së shtunës ndaj vlonjatëve. Pritet që reparti t’i besohet Hajdarit, prej të cilit pritet shumë. Sakaq, një tjetër lëvizje do të ndodhë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa nga minuta e parë do ta nisë Halim Begaj, i cili do të rikthehet si titullar pikërisht përballë së shkuarës, si vlonjat që është. Mbrojtësi do të jetë në fushën e lojës në vend të shkodranit Semina, i cili në fakt nuk është në gjendje të mirë fizike.

Vllaznia “memece”. Aty flitet vetë pask krahëve

0

Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur një “black out” informativ edhe pse i pret një ndeshje e rëndësishme ndaj Flamurtarit. Askush prej drejtuesve të skuadrës nuk preferon të flasë, madje janë shumë të shpejtë në përgjigjen, se nuk do të kenë marrëdhënie me shtypin gjatë kësaj jave. Duke parë që “heshtja e shtypit” është vendosur për lojtarët e skuadrës, natyrisht, pjesa e drejtuesve duhet të japë opinionin e saj për një ndeshje aspak të lehtë.

Vllaznia ndaj Flamurtarit, “treni” i fundit për në Europë

0

Vllaznia larg shtypit dhe shumë larg mediave, vijon të ketë vemendjen e të gjithëve për ndeshjen e fundjavës ndaj Flamurtarit. Por edhe në kampin shkodran, nuk ka aspak qetësi dhe emocionet e sidomos mungesa e besimit për një ndeshje shumë të vështirë ka rritur ndjeshëm tensionin në ekip. Ecuria jo e mirë e skuadrës, barazimi me Besën dhe natyrisht heshtja e shtypit, që vijon të jetë në fuqi për lojtarët, tregon fare qartë që Vllaznia nuk po kalon momente të mira.

Troshani: Vllaznia mund t’i jepet “në përdorim” biznesmenëve

0

Klubi Vllaznia në vitin 2013 mund të kalojë sërish në duart e një biznesmeni që do të marrë rolin e drejtuesit të tij. Kjo nuk është ende një vendim I marrë përfundimisht por drejtuesit e Bashkisë Shkodër duket se janë duke çuar ndër mend një ide të tillë. Në fakt, kjo ide ka kohë që qarkullon në këtë qytet por dje është konfirmuar zyrtarisht për gazetën “Shkodra Sport” nga kryetari I Bordit Mbikqyrës të Shoqërisë Aksionere Vllaznia, z. Ritvan Troshani që është njëkohësisht edhe nënkryetari I Bashkisë së këtij qyteti. Duke folur për gazetën ai ka thënë:

Prishtina- Vllaznisë, miqësore të hënën e ardhshme në Kosovë?

0

Ditën e hënë në Prishtinë të Kosovës mund të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Prishtinës në kuadër të festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Marëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes dy klubeve, mund të sjellin këtë miqësore kur kemi parasysh se ato janë ndeshur edhe 3-4 herë të tjera me njëra- tjetrën këto dy vitet e fundit. Por në fakt ende nuk ka një vendim zyrtar nëse kjo miqësore do të realizohet apo jo. Kjo ngaqë pritet edhe akordi përfundimtar në mes dy klubeve.

Tirana mund Otrant dhe shkon në Vlorë për “Kupën e Pavarësisë”

0

Ekipi I Tiranës do të vazhdojë rrugën e tij për të fituar Kupën “Pavarësia” sepse ka fituar sot me ekipin Otrant të Ulqinit në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Bardheblutë ndonëse kishin ardhur me formacionin e tyre të dytë, nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë thellësisht 4-0 ndaj ulqinakëve që ishin shumë inferiorë ndaj tyre. Ka spikatur në këtë ndeshje me një tregolësh sulmuesi Arbër Abilaliaj I cili duket se ka dashur t’I tregojë trajnerit Tafaj se e do një vend në formacionin bazë. Në tribunën VIP të stadiumit kanë qenë edhe përfaqësuesit e FSHF-së si organizatore e këtij turneu dhe pikërisht Abdyl Kuriu e Millan Baçi, po ashtu edhe ish-presidenti I Tiranës Refik Halili me administratorin Salih Tagani, drejtues të klubit të Ulqinit etj.

Suad Lici: Vllaznia gaboi që nuk mori Pejiçin. Të hyjë në merkato

0

Suad Lici, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, në daljen e tij në një prej mediave lokale të Shkodrës ka analizuar situatën që po kalon momentalisht kjo skuadër. Ai e ka vënë theksin e kritikave tek afrimet e bëra në merkaton e verës, sidomos në repartin e sulmit. Lici e ka cilësuar të domosdoshëm faktin që shkodranët kanë pasur nevojë për një lojtar tipik goli si kroati Pejiç. “Afrimet që ka bërë Vllaznia natyrisht që nuk kënaqin, sidomos kur bëhet fjalë për sulmin. Në këtë repart kuqeblutë po vuajnë shumë, duke pasur parasysh se dyshja Hysa e Rexha nuk kanë justifikuar aspak. Për mendimin tim, drejtuesit e Vllaznisë do kishin bërë mirë të sakrifikonin duke lënë jashtë disa lojtarë, që të afronin Pejiçin. Tashmë dihen vlerat e tij dhe potenca që ka në sulm.