Ymer Striniqi pyet: Çfarë ka Dallku më shumë se Smajli?

0
Forma e mirë sportive që po kalon mbrojtësi i Vllaznisë Dritan Smajli, ka frymëzuar njerëz që e njohin mirë futbollin të bëjnë një pyetje...

Dritan Smajli: Ja pse golin e parë ia dedikova trajnerit Duro

0

Edhe njëherë tjetër shfaqet si protagonist. Dritan Smajli jo vetëm që luan mirë në pozicionin e tij por merr edhe rolin e “shpëtimtarit” për Vllazninë me golat që shënon. Ndaj Luftëtarit të dielën ka shënuar dy herë. Të parën herë ka zhbllokuar rezultatin duke I dhënë qetësinë skuadrës kuqeblu dhe ambjentit rreth saj ndërsa herën e dytë, shënoi golin e tretë, atë që vulosi fitoren përfundimtare të kësaj skuadre. Mbrojtësi lezhjan “me pasaportë” shkodrane (luan sezonin e pestë me skuadrën e këtij qyteti) megjithatë nuk ka dëshirë të etiketohet si protagonisti kryesor I kësaj skuadre prandaj thotë:

Trajneri Duro: Fituam pikët, por edhe… Deliçin

0

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, e ka vlerësuar fitoren pas një humbjeje dhe një barazimi, duke treguar edhe çelësin e këtij trepikëshi ndaj Luftëtarit. “Vinim nga dy rezultate jopozitive dhe realisht skuadra dhe ambienti nuk ishin të qetë. Na duhej me patjetër kjo fitore për të ngritur moralin. Kishim përballë një skuadër të fortë, e cila kishte marrë rezultatet në dy javët e para, ndaj edhe e morëm shumë seriozisht. Nëse analizojmë me kujdes ndeshjen, pjesa e parë dhe e dytë kanë shumë ndryshime jo vetëm në vendosjen e lojtarëve, por edhe në mënyrën dhe kontrollin e lojës karshi kundërshtarit. Në pjesën e parë shënuam dy gola dhe nuk e rrezikuam thuajse asnjëherë portën tonë, pasi mbrojtja ishte në lartësinë e duhur. Çudia erdhi në pjesën e dytë, kur, megjithëse luanim me një lojtar më shumë, bëmë sërish dy-tri gabime që duhet t’i evitojmë menjëherë. Gjithsesi, shënimi i golit të tretë solli gjithçka në favorin tonë”, – ka thënë fillimisht Duro.

Vllaznia fiton 3-0 me Luftëtarin. Smajli protagonist me dy gola

0

Vllaznia më në fund e ka gjetur fitoren e parë, madje të thellë 3-0 teksa ka mundur pasditen e sotme Luftëtarin në Shkodër ne ndeshjen e vlefshme per javen e trete te Superliges. Ndonëse pa tifozë në shkallët e “Loro Boriçit”, për shkak të dënimit të fushës, kuqeblutë janë dukur të etur për ta kërkuar fitoren dhe ia kanë arritur, madje ka shumë vështirësi. Vllaznia e ka nisur në sulm ndeshjen. Vetë formacioni që kishte hedhur në fushë trajneri Duro, të linte të kuptoje se fitorja ishte objektivi i vetëm për të.

Strategji e Shpëtim Duros apo frikë nga Luftëtari?

0

Mbase mund të jetë strategji e trajnerit të Vllaznisë por mbase edhe frikë nga kundërshtari i sotëm- Luftëtari. Në çdo deklaratë të tij gjatë kësaj periudhe, ai e ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin. Kështu ka bërë edhe në konferencën e djeshme për shtyp. E ka cilësuar si një ndër skuadrat me formën më të mirë aktualisht të kampionatit. Ka thënë se në rradhët e saj ka lojtarë të talentuar dhe një gërshetim të mirë të futbollistëve me përvojë me ata të rinj etj.

Barazon Kukësi 0-0 në Fier por trajneri Cungu mbetet në detyrë

0

Duhej të ishte ndeshja e tij e fundit në rast dështim në takimin e sotëm ndaj Apolonisë dhe ndonëse Kukësi nuk ka fituar, Armando Cungu vazhdon të jetë trajner i kësaj skuadre. Barazimi 0-0 në takimin e luajtur sot në Fier, ka sjellë për rrjedhojë edhe shumë polemika tek skuadra kukësiane. Burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se drejtuesit kanë qenë të ndarë në dy kampe. Në njërin ka qenë presidenti Gjici me disa të tjerë ndërsa në krahun tjetër, ata që i kanë dalë në mbrojtje Cungu kanë qenë donatorët e tjerë dhe kryebashkiaku Halilaj. Ashtu siç kishim paralajmëruar në mes të kësaj jave, trajneri shkodran kishte marrë njëlloj ultimatumi nga drejtuesit e klubit se në rast se nuk fitonte ndaj Apolonisë mund të shkarkohej.

Armando Cungu: Zërat për shkarkimin tim qarkullojnë prej ditësh

0

Lajmi i publikuar mbrëmjen e së mërkurës në gazetën www.shkodrasport.com, është marrë dhe botuar i plotë edhe në gazetën e përditshme "Sporti Shqiptar". Një lajm i tillë që fliste për presionin që po i bëhej trajnerit të Kukësit Armando Cungu për të fituar ndeshjen e rradhës në Fier se në rast të kundërt, do shkarkohej, ka bërë jo pak bujë. Aq më tepër kur thuhej se drejtori sportiv i Kukësit Sulejman Starova po tenton që në vend të Cungut të sjellë një mikun e tij, Hasan Likën. Me t'u publikuar ky lajm, palët kanë dashur të reagojnë. Edhe mediat janë vënë në lëvizje duke dashur të konfirmojnë nëse është e vërtetë apo jo.

“Jabanxhinjtë” e Vllaznisë përballë shkodranëve të Luftëtarit

0

Në pamje të parë kështu do të duket ngaqë në rradhët e skuadrës gjirokastrite ditën e dielë do jenë katër futbollistë shkodranë dhe pikërisht Alis Baci, Behar Ramadani, Erind Selimaj dhe Jasmin Rraboshta. Janë gati gjysma e skuadrës së Luftëtarit dhe trajneri Dede I vlerëson jo pak për kontributin që japin tek kjo skuadër prandaj dhe I ka të katërt në formacion. Krejt ndryshe është situata tek Vllaznia. Në ndeshjen e parë të kampionatit, në formacionin e saj ishin vetëm dy futbollistë shkodranë, Beqiri dhe Hajdari. Në të dytën, ky numër “u korigjua” nga ana e trajnerit Duro dhe atij iu shtuan edhe Belisha e Semina.

Vllaznia, vjen Fatjon Taraboshi por ikën Fatjon Gjoka

0

Kampionatet kombëtare të basketbollit si për meshkuj edhe për femra nuk do të nisin gjatë muajit shtator. Kështu duket se është vendosur nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Drejtuesit e kësaj Federata janë angazhuar për momentin me përgatitjen për Asamblenë që do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Vetëm pas saj, mendohet të nisin kampionatet. Ekipet megjithatë kanë kohë që kanë nisur stërvitjet dhe ndër to edhe Vllaznia ka nisur prej kohësh të bëhet gati për të marrë pjesë në këtë kampionat.

“Thumbon” Nevil Dede. Vllaznia është nën presion jo Luftëtari

0

Pak ditë përpara ndeshjes Vllaznia- Luftëtari, ai që e ka "nxehur" atmosferën ka qenë trajneri i ekipit gjirokastrit Nevil Dede. Duke u prononcuar për mediat, ai ka deklaruar: "Vllaznia do të kërkojë fitoren me patjetër ndaj nesh. Ajo është një skuadër që kërkon gjithnjë rezultatin dhe ambjenti sportiv aty po ushtron. Këtë trysni brenda kësaj skuadre, ne duhet ta shfrytëzojmë sepse jemi më të qetë. Vlerat e ekipeve janë të barabarta por jo në investime.