Vllaznia fiton 2-0 në Peqin në miqësoren ndaj Shkumbinit

Vllaznia, pas Gocaj dhe Sykajt ikën edhe Edon Hasani

Klodian Semina tek Vllaznia. Gati akordi dhe firma

Një tjetër lojtar mund të shtojë rradhët e Vllaznisë. Ai tashmë ka mbërritur, ka filluar stërvitjen dhe është gati të arrijë akordin dhe të firmosë me të. Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran Klodian Semina. Bjondi shtatëlartë ka mbërritur ditët e fundit nga Zvicra atje ku ka mbyllur kontratën me ekipin e Lokarnos dhe është vënë në kërkim të një skuadre tjetër. Në fakt, ka qenë Kastrioti skuadra e parë që ka shfaqur interes për këtë lojtar por duket se vetë Semina më shumë sesa për ndonjë skuadër tjetër, ka dashur të kthehet e të luajë për skuadrën e qytetit të tij- Vllazninë.
Vllaznia: Do blejmë vetëm një sulmues

Trajneri Shpëtim Duro javën që shkoi ka deklaruar se Vllaznia mund të ishte në merkato edhe për dy futbollistë të tjerë por drejtuesit e klubit e kanë ngushtuar rrethin në vetëm një. Burime pranë drejtuesve shkodranë bëjnë të ditur se ata po kërkojnë të bëjnë më të mirën në merkato për gjetjen edhe të një sulmuesi tjetër cilësor ndërsa për mesfushorin nuk ka vend. Po kush do jetë sulmuesi? Kjo ende nuk dihet. Përpjekjet janë të shumta për të gjetur lojtarin e duhur.
Vllaznia “pendohet”. Rihedh sytë drejt Martinenës

Problemet që po has skuadra shkodrane në sulm, kanë bërë që drejtuesit e Vllaznisë të rihedhin sytë edhe njëherë nga argjentinasi Nestor Martinena. Ish-sulmuesi I Dinamos u pat vetëofruar jo shumë ditë më parë tek skuadra shkodrane përmes një miku të tij në Shqipëri por drejtuesit kuqeblu nuk shfaqën ndonjë dëshirë të madhe për të dhe nuk dihet pse. Ndoshta kanë qenë kërkesat e larta financiare të lojtarit, mbase edhe ndonjë opsion tjetër në merkato, por e sigurtë është që Vllaznia tashmë është “penduar” për këtë gjë.
Klodian Duro i thotë “jo” përfundimisht Vllaznisë

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Tiranës, Klodian Duro ka vendosur ditën e djeshme, që përfundimisht, të qëndrojë në kryeqytet, me skuadrën ku bën pjesë aktualisht dhe ka edhe një kontratë 1-vjeçare me të. Në këtë mënyrë ai ka thënë “jo” Vllaznisë, e cila ishte e gatshme për të bërë një sforco të madhe financiare, vetëm e vetëm, që ky futbollist të rikthehej dhe një herë në Shkodër, dhe kontributi i tij tek kuqeblutë në sezonin e ri do të ishte i dobishëm për të synuar trofe. Gjithçka është mbyllur dje në mesdite, ku drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë patur edhe kontaktin e fundit me Duron për këtë çështje.
Vllaznia barazim 1-1 edhe në miqësoren me Besëlidhjen

Fatos Gjyrezi vjen në vend të Kujtim Shabës si administrator
Ndryshime në krye të klubit shkodran. Administratori I tij Kujtim Shaba merret vesh se nuk është më në këtë funksion. Vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të klubit. Por karrigia e tij nuk do mbesë shumë kohë bosh. Bashkia Shkodër do të emërojë në këtë post një person tjetër. Bëhet fjalë për një figurë të njohur në këtë qytet por jo të fushës së sportit. Ai është Fatos Gjyrezi, ish-nënkryetar I këtij institucioni vite më parë apo dhe Prefekt I Gjirokastrës. Gjyrezi vjen nga një familje me tradita sportive por vetë ai nuk është marrë me sport.
Vllaznia, largohet administratori i klubit Kujtim Shaba

Vllaznia- Ada, vetëm barazim 0-0 në miqësoren e sotme
