Ambra Gjegji gola për Vllazninë, brenda dhe jashtë fushe (foto)
Finalja e Kupës së Shqipërisë ende pa datë dhe vend se ku do të...
“Juban Danja” nuk ia del. Humbet në gjysmëfinale ndaj Tirana AS
Supergol i sulmueses së Vllaznisë. Shënon tjetër gol të bukur dhe krahason veten me…...
Vllaznia- femra në kërkim edhe të një portiereje cilësore

Ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë ka nisur fazën përgatitore në prag ndeshjeve të Ligës së Kampioneve. Vajzat kuqeblu gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e trajnerit Nikolin Leka I kanë kushtuar rëndësi mbajtjes së formës fizike ndërkohë që vetëm pas një jave apo 10 ditësh do të nisë faza më intensive e përgatitjeve me nga dy séanca në javë.
Hidhet shorti i Champions League. Vllaznia përballë Sarajevës dhe PAOK

Mesditen e sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Champions League të femrave. Në këtë short ka qenë edhe emri i Vllaznisë së Shkodrës si kampionia në fuqi e Shqipërisë. Ajo tashmë ka mësuar edhe emrat e ekipeve rivale. Vajzat shkodrane do të jenë në grupin e 10-të, atë të fundit të këtij shorti dhe përballë saj shorti i ka vënë ekipin kampion të Bosnjës, atë SFK 2000 Sarajevo, kampionen e Greqisë PAOK të Selanikut dhe kampionen e Luksemburgut Bettembourg.
Leka: Vllaznia e tregoi veten edhe në turneun e Greqisë

Trajneri Nikolin Leka i ekipit të femrave të Vllaznisë pas triumfit në Ballkaniadën e zhvilluar në Greqi para dy ditësh ku vajzat shkodrane dolën fituese të tuneut ndalet dhe analizon sezonin e kaluar si edhe të ardhmen e ekipit në kupat e Europës. Nder të tjera trajneri Leka shprehet edhe për Ballkaniadën e fituar , ardhjet e reja në ekipin e femrave si edhe ndeshjet e Champions League ku premton se do japë maksimumin për të arritur një sukses të mundshëm por duke mos vënë objektiva për ekipin e femrave.
Vllaznia-femra i mund të gjithë. Fiton turneun e Greqisë
Vllaznia në futboll për femra është shpallur fituese e turnout ballkanik të zhvilluar për tre ditë me rradhë në Aleksandropoulis të Greqisë me pjesmarrjen e katër ekipeve, ndër të cilat edhe ato kampione të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe skuadra e qytetit organizator. Ky turne, I cili është organizuar nga Bashkia e qytetit të Aleksandropoulisit në bashkëpunim me Federatën greke të futbollit si dhe me aprovimin e FIFA-s dhe UEFA-s, ka shënuar dominimin e vajzave kampione të Shqipërisë.
Vllaznia mund edhe kampionen e Malit të Zi. Nesër në finale
Vjen fitorja e dytë për ekipin e Vllaznisë në futboll për femra, në turneun ballkanik në të cilin është duke marrë pjesë në Greqi. Në ndeshjen e pasdites së sotme, vajzat shkodrane kanë patur përballë kampionen e Malit të Zi, Fk Breznica dhe në fund të saj është vulosur rezultati 1-0 për kampionen e Shqipërisë. Për arritjen e kësaj fitoreje, ka mjaftuar goli i Megi Doçit.
Vllaznia e femrave përballë PAOK e Beshiktash në një turne në Greqi
Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, paraditen e sotme është nisur drejt Greqisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm futbolli që zhvillohet atje me pjesmarrjen e ekipeve kampione të Ballkanit. Sipas shortit paraprak të hedhur nga organizatorët, kampionet kuqezi do të jenë në të njëjtin grup me skuadrën kampione të Greqisë- PAOK dhe atë të Turqisë- Beshiktash.