Vjen fitorja e dytë për ekipin e Vllaznisë në futboll për femra, në turneun ballkanik në të cilin është duke marrë pjesë në Greqi. Në ndeshjen e pasdites së sotme, vajzat shkodrane kanë patur përballë kampionen e Malit të Zi, Fk Breznica dhe në fund të saj është vulosur rezultati 1-0 për kampionen e Shqipërisë. Për arritjen e kësaj fitoreje, ka mjaftuar goli i Megi Doçit.

Sulmuesja e njohur e kampionatit shqiptar, njëkohësisht edhe golashënuesja më e mirë e tij, ka spikatur sërish me lojën dhe golin e shënuar. Formacioni i kuqebluve në këtë ndeshje ka qenë ky: Ardiola Raxhimi, Arbiona Bajraktari, Luçije Gjini, Sara Maliqi, Albina Rrahmani, Aidena Muftafaj, Suada Jashari, Jadranka Paviçeviç, Esmeralda Franja, Uendi Muja, Megi Doci. Janë aktivizuar gjatë lojës edhe Djukiç, Koldashi, Gruda, Lipa, Piranaj e Gjergji. Kësisoj, me këtë fitore të arrritur Vllaznia femra në këtë mënyrë ka siguruar daljen në finalen e këtij turneu ku do të ndeshet me një ekip grek dhe ky padyshim që do të tentojë fitoren në mënyrë që të shpallet edhe fitues i këtij turneu ballkanik. Natyrisht që kjo do të ishte diçka shumë pozitive për këtë ekip në prag të pjesmarrjes në Ligën e Kampioneve.

www.shkodrasport.com