Përgatitja fizike, ajo që mungon tek futbolli shqiptar

Një futbollist që ëndërron kombëtaren duhet me patjeter të aktivizohet në ekipet jashtë Shqipërisë. Në përballjet e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane quhet sukses kalimi i një turi. Një ekip si Dinamo me 10 ditë stërvitje përballon me sukses ekipin kampion. Këta shembuj që nuk janë të vetmit në njëfarë mënyrë janë përgjigja më e mirë se çfarë niveli ka futbolli shqiptar.


















