Juban Danja barazon 2-2 me Tirana AS
Juban Danja ka vazhduar serine e rezultateve pozitive te saj ne kampionatin e sivjetem te futbollit te femrave. Mesditen e se shtunes ajo ka marre nje barazim shume te rendesishme ne Tiranes ndaj njeres prej skuadrave rivale per titull, pikerisht ekipit TIRANA AS ne shifrat 2-2.
Ada mund 9-0 ekipin e Kamzës
Ada nderkohe ka luajtur kete te shtune ne Velipoje teksa ka pritur ekipin modest te Kamzes. Fitorja nuk eshte vene ne diskutim per vajzat velipojake te cilat njekohesisht kane kerkuar te rregullojne golaverazhin ne kete takim. Per rrjedhoje edhe fitorja e arritur ka qene me shifra te thella, 9-0.
“Juban Danja”: Jemi për kampion!
Skuadra e futbollit të Femrave “Juban Danja” duket se këtë vit do të jetë një kandidate serioze për fitimin e trofeve në vend. Këtë gjë e kanë treguar mësëmiri vajzat e Jubanit të cilat i kanë bërë një nisje shumë të mirë Kampionatit të Futbollit të femrave. Në tre javët e para kanë korrur suskes teksa kanë marrë tre fitore dhe tashmë kryesojnë kampionatin me 9 pikë të plota. Ada mund Kinostudion, rivalen për titull
Juban Danja- Dardania 11-0
“The Door” mund Dardaninë 9-2 në Kamëz
Javë e mbarë kjo e dyta për ekipet shkodrane të futbollit të femrave. Edhe “The Door” ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dardanisë, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të femrave dhe “The Door” e ka shpartalluar kundërshtarin me rezultatin e thellë 9-2.
“Juban Danja” fiton 7-0 në Durrës ndaj Shkëndisë
Një tjetër fitore ka arritur skuadra e Juban Danjës në javën e dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Pas fitores në javën e parë të kampionatit me The Door 5-1, dje vajzat e presidentit Ferdinand Jaku kanë mundur thellësisht Shkëndinë e Durrësit me rezultatin 7-0. Ka qenë një fitore e cila nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga vajzat e kësaj skuadre e cila po konfirmohet gjithnjë e më tepër si pretendente për titullin kampion këtë sezon.
Ada e Juban Danja e nisin me fitore të thella kampionatin
Java e parë e kampionatit ka dhuruar fitore të thella për dy prej skuadrave të Shkodrës. Kampionia në fuqi, Ada e Velipojës ka luajtur në Shkodër në javën e parë të kampionatit kombëtar të femrave dhe ka mundur thellësisht Dardaninë 8-0. Golat për ekipin e Adës kanë patur për protagoniste futbollistet Tula, Shpuza, Abazi e Lazri. Juban Danja ndërkohë është ndeshur sipas kalendarit me ekipin “The Door”, pra një derbi shkodran. Ndeshja është dominuar tërësisht nga vajzat e Jubanit që kanë arritur të fitojnë në fund 5-1. 











