“Veteranët” kuqeblu zotohen për pikë në ndeshjen e Laçit
Elvin Beqiri dhe Amarildo Belisha kërkojnë që ekipi të mos gabojë në takimin e kësaj fundjave me Laçin. Për ta, skuadra i ka të gjitha mundësitë që të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje. “Tani na duhet të marrim vetëm rezultate pozitive. Nuk ka vlerë nëse luan mirë dhe nuk arrihet të merret maksimumi. Tani na duhen pikët maksimale në çdo takim, pavarësisht fushës se ku luajmë. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë të pamundurën për ta nxjerrë skuadrën nga kjo krizë, në të cilën gjendet”, është shprehur thuajse njëzëri dyshja Beqiri-Belisha. Veteranët e mundjes takim brezash për të kujtuar të kaluarën
PUSHOFSH NE PAQE ZAMIR SHPUZA!
Per te gjithe ne, eshte nje humbje e madhe. Jo vetem per familjen e tij. Zamir Shpuza eshte pjese e rendesishme e historise se Vllaznise, e futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Përcillet për në banesën e fundit veterani i atletikës Ruzhdi Piraniqi
Mesditen e se shtunes eshte percjelle per ne banesen e fundit veterani i atletikes shkodrane Ruzhdi Piraniqi, i ndarë nga jeta ditët e fundit në moshën 83 vjeçare. Trupi i tij kishte mbërritur nga Italia një ditë më parë, pikërisht nga vendi ku mbylli sytë për herë të fundit. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë pjestarë të klubit Vllaznia, veteranë të sportit dhe në veçanti të atletikës, madje kishin mbërritur shumë prej tyre nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë sepse Ruzhdi Piraniqi kishte patur shokë dhe miq kudo. Atletika shkodrane humbet një emër të shquar- Ruzhdi Piraniqin
Faruk Kalleshi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Berdicës
Faruk Kalleshi është vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” I Komunës Berdicë. Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli është zhvilluar pak dite me pare në ambjentet e komunës. Ka qenë kryetari Besnik Brahimi ai që ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Kalleshit në sport por edhe si mësues në shkollën e Berdicës vite më parë. "Ne si Komunë po vazhdojmë punën për nderimin e figurave të shquara që kanë dhënë një kontribut për komunitetin e kësaj zone. Pas të madhit Agim Tafili që kemi nderuar më parë, menduam se edhe Faruk Kalleshi e meriton të jetë "Qytetar Nderi" i Berdicës për atë kontribut të dhënë në ndërtimin e terreneve sportive gjatë periudhës që ka qenë mësues këtu". Genc Barkiçi, njeriu i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare

Ai vetë nuk është në gjendje të bëjë një bilanc të sukseseve të tij. Madje sa herë që të rrish me të, ai do të kujtojë diçka që nuk e ka thënë në bisedën e mëparshme. E kemi fjalën për Genc Barkiçin, njeriun shtatëshkurtër por të madh të peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare. Mjafton t'i referohesh CV-së së tij dhe do të kuptosh qartë se vështirë të ketë ndonjë njeri tjetër në Shqipëri me këto suksese si ai. Si sportist dhe si trajner. Një gjë e rrallë megjithatë ai është shumë modest. Thotë që ka ende për të bërë. Madje, na jep që tani emrin e një sportisti 11 vjeçar që ai e ka programuar si kampionin e ardhshëm të Europës dhe Botës. Genci nuk ka dëshirë t'i japë vetes më shumë merita sesa ato që i takojnë e kjo hyn tek thjeshtësia e tij si njeri. Për gazetën shkodrasport.com ai ka pranuar të rrëfejë gjerë e gjatë të gjithë karrierën e tij. Ka shpjeguar si ka hyrë rastësisht në peshëngritje kur ishte nisur për t'u bërë mundës dhe shumë gjëra të tjera të karrierës së mëvonshme. Ja intervista e tij e plotë dhënë për gazetën tonë:
Esat Bushati, mbrojtësi i pakalueshëm i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares
Heshtja që nderoi Hysni Bebeziqin e madh…
Rrok Bardeli, kampioni i madh i Vllaznisë në mundjen e lirë

Konsiderohet një nga mundësit më të mëdhenj shkodranë në gjithë historinë e këtij sporti. Një vlerësim që e ka marrë nga sukseset e tij të shumta shoqëruar me tituj kampion, fitore kupash, anketash të sportistëve më të mira, medalje të arta në Spartakiada etj. E kemi fjalën për Rrok Bardelin. Ai ka lindur në Shkodër më 1 shtator të vitit 1957. Sportin e mundjes e ka nisur herët, në vitin 1973 teksa pozicionet tek mundja e lirë. Në vitin 1975 dhe 1976 renditet i dyti në kampionatet e të rinjve për të shpërthyer dy vite më vonë dhe për të mos u ndalur më deri në fund të karrierës.

















