Esat Zogaj, 78 vjeçari që vetëm vrapon dhe s’di të ndalet

0

Shumë njerëz të moshës së tij ndoshta mezi mbahen. Por ai vrapon, madje me kilometra të tëra çdo ditë. Vrapon jo thjesht për të mbajtur trupin në formë por edhe për që qenë më i miri i Shqipërisë mes veteranëve por edhe më miri i Ballkanit. E kemi fjalën për Esat Zogajn, 74 vjeçarin shkodran që ka një pasion të jashtëzakonshëm për vrapimin. E kemi ndjekur në një stërvitje të këtyre ditëve teksa përgatitej për një garë kombëtare që zhvillohet këtë fundjavë në Tiranë dhe ku ai pretendon të dalë i pari. Duke folur për gazetën tonë, Esati përveçse flet për moshën e tij, tregon edhe objektivat që ka.

Agim Tafili nderohet nga vendlindja me titullin “Qytetar Nderi”

0

S'kishte si të ndodhte ndryshe. Nëse Shkodra e ka marrë pak shtruar çështjen e nderimit të kësaj figure të madhe, Berdica- vendlindja e tij, do ta bëntë më shpejt. Për rrjedhojë, këshilli i Komunës Berdicë në mbledhjen e tij të fundit, ka vendosur për t'i dhënë titullin e lartë "Qytetar Nderi" Agim Tafilit (pas vdekjes). Pikërisht për kontributin e tij të madh në sport, për lartësimin e emrit të Berdicës dhe për shumë merita të tjera. Ceremonia për dhënien e këtij titulli është zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e komunës. Kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni përveç drejtuesve të Komunës, edhe drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ish-kolegë të Tafilit, familjarë miq e të ftuar të tjerë.

Panajot Pano- “mbreti i futbollit shqiptar”, që nuk vdes kurrë

0

Nga Mejdan ZHIVANI

Ka tre vjet që është ndarë nga jeta legjenda apo “mbreti” i futbollit shqiptar, si të doni quajeni, Panajot Pano, e pikërisht sot ai ka ditëlindjen, që nëse do të ishte fizikisht mes nesh, do të festonte 74-vjetorin e lindjes, pasi pikërisht sot është ditëlindja e tij. Por në fakt duket se “mbreti” Pano është ndarë vetëm fizikisht nga kjo botë, pasi ai vazhdon të mbetet i gjallë në zemrat dhe mendjet e gjithë shqiptarëve, të të gjithë sportdashëve, njerëzve të thjeshtë, bashkëkohës të tij, njerëzve të medias, e të kujtdo tjetër që ka arritur ta shohë nga afër të luajë futboll këtë gjeni, apo kushdo që e ka parë përmes televizionit apo ka dëgjuar dhe lexuar për të. “Nderi i Kombit”, i ndjeri Panajot Pano, realisht ka tre vet, që është ndarë nga jeta, por ai përkujtohet dhe nderohet çdo vit, me organizimin e një kupe me emrin e tij, e cila tashmë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm, e do të vazhdojë kështu dhe në të ardhmen.

Tonin Dema: Ndjehem krenar që kam kontribuar për mundjen shkodrane

0
Speciale nga Gjergj KOLA Shumëkush që e njeh pas viteve '90, ndoshta e mban mend vetëm si trajner boksi. Tonin Dema, vërtetë ka kontribuar për rreth 7 vjet si trajner i ekipit të boksit të Vllaznisë, ka qenë ndër të parët...

Nikoll Gjergji: Xhelal Juka është një legjendë e futbollit

0

Vdekja e profesor Xhelal Jukës e ka hidhëruar jo pak atë. Nikoll Gjergji ndjen një keqardhje të madhe për humbjen e trajnerit të tij. I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të këtij kollosi të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve '60- '70 Nikoll Gjergji, për gazetën online www.shkodrasport.com, do të shprehej: "Xhelal Juka ka qenë një legjendë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Një futbollist kampion, por mbi të gjitha një trajner i paarritshëm. Puna e tij me ekipet e moshave të Vllaznisë ka lënë gjurmë të mëdha teksa nëpër duart e tij ka kaluar një numër i madh futbollistësh të ekipit kombëtar.

Rauf Çanga: Profesor Xhelali ka qenë i veçantë

0

Në lamtumirën e fundit për Xhelal Jukën sigurisht që nuk mund të mungonin  sportistët e tij, ata që vetë i kishte përgatitur, u kishte mësuar futbollin dhe i kishte përgatitur edhe për ekipin e parë. Njëri ndër ta ishte edhe ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve '60- '70, Rauf Çanga. Duke folur për figurën e profesor Xhelalit, siç e thërriste ai, Çanga do të shprehej: "Pa e marrë vesh lajmin që kishte vdekë profesor Xhelali, e kishim pikërisht sot në mëngjes në gojë duke biseduar për këtë njeri të rrallë, për këtë figurë të shquar të futbollit tonë. Kujtonim me shumë respekt punën që ai ka ba me shumë prej nesh, por kur mësova lajmin e vdekjes së tij, sigurisht që u ndjeva keq. Ka qenë një njeri i rrallë, shumë i devotshëm në punën që ka ba.

Ndahet nga jeta kampioni i parë i Vllaznisë Xhelal Juka

0

Mbrëmë është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit shkodran: Xhelal Juka. Ai është kampioni i parë në historinë e Vllaznisë në vitet 1945 e 46, teksa përkrah Loro Boriçit, Muhamet Dibrës, Dodë Tahirit, Prek Gjeloshi, Latif Alibali, Bimo Fakja, Muc Koxhjes, Ernest Halepjanit, Zyhdi Barbullushi, Met Vasija, Adem Smajli etj. Xhelal Juka është madje edhe autor i njërit prej autorëve të golave në finalen e parë të kampionatit të vitit 1945, atë ndaj Tiranës të fituar 2-1 nga Vllaznia. Ai është kampion pra edhe një vit më pas me fanellën e skuadrës shkodrane dhe po në vitin 1946, Xhelali është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, që fiton Kampionatin Ballkanik.

Refik Vorfa mbush 60 vjeç. Gëzuar Mjeshtër!

0

Një nga emrat më të njohur të basketbollit shkodran të viteve '70- '80, pikërisht Refik Vorfa sot ka një përvjetor të veçantë. Mbush 60 vjeç. Një ditë e veçantë kjo për këtë kollos të basketbollit i cili ka dhënë një kontribut të madh për Vllazninë duke treguar vlerat e një lojtari shumë të talentuar.Por përveçse sportist, Vorfa ka një kontribut të madh edhe si trajner për vite me rradhë duke drejtuar ekipet e moshave të Vllaznisë por më së shumti ka një sukses jo të vogël me ekipin privat "Shkodra Basket".

Eljaz Ahmeti, “Mirënjohja e Qytetit” të Shkodrës

0

Trajneri i shquar i mundjes së lirë në klubin Vllaznia, i mirënjohuri Eljaz Ahmeti, është nderuar sot me titullin e lartë "Mirënjohja e Qytetit" nga ana e Bashkisë Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak teksa të gjithë anëtarët e tij kanë qenë plotësisht dakord që një figurë e tillë sportive të nderohej me një titull të tillë. Ndërkohë, ceremonia për dhënien e këtij titulli, është zhvilluar pasditen e sotme në një nga lokalet pranë pallatit të sportit "Qazim Dervishi". Kanë marrë pjesë drejtues të sportit, miq e kolegë të këtij mjeshtri por edhe shumë mundës të dalë nga duart e tij.

Eljaz Ahmeti, nesër nderimi me titullin “Mirënjohja e Qytetit”

0

Ditën e enjte, datë 2 shkurt, në ora 14.00, në një nga lokalet pranë stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodrës do të zhvillohet një ceremoni shumë interesante për dhënien e titullit "Mirënjohja e Qytetit" njërës prej figurave më të shquara të sportit të mundjes- pikërisht Eljaz Ahmetit. Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të shkodrës, ata që në mbledhjen e tyre të fundit, kanë marrë vendimin për dhënien e këtij titulli, në respekt të figurës dhe kontributit të tij në sportin e mundjes, fillimisht si sportist, por më së shumti si trajner teksa ka nxjerrë nga duart e tij shumë kampionë të vendit.